Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin sotëm duke publikuar pamje në rrjetin social “Facebook” nga ura e përfunduar e Hoxharës në Fier.
Kreu i qeverisë shkruan se ky investim lidh qytetin e Fierit me me bregdetin e bukur të Semanit, Dërmenasit e Darëzezës. Sipas Ramës Shqipëria po çel një kapitull të ri zhvillimi turistik.
“MIRËMËNGJES
dhe me urën e sapopërfunduar të Hoxharës në Fier, një investim me rëndësi për lidhjen e qytetit me bregdetin e bukur të Semanit, Dërmenasit e Darëzezës, ku po çelim një kapitull të ri zhvillimi turistik, ju uroj një fundjavë të mbarë”-shkruan Rama.