Autoritetet vijojnë të ndëshkojnë lokalet të cilat nuk zbatojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Mësohet se Policia e Fierit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një restoranti dasme, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Sipas policisë, gjatë kontrollit ky subjekt është konstatuar duke organizuar dasmë, duke mos respektuar masat kundër COVID-19.
Lidhur me këto ndëshkime, ditën e djeshme pronarët e lokaleve të dasmave në Lezhë protestuan duke deklaruar se policia është selektive. Ata theksuan se disa lokale lejohen të organizojnë dasma e disa të tjerë ndëshkohen./ Opinion.al