Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në një kopësht privat në qytetin e Fierit. Sipas policisë një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë.
“Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës./Opinion.al