Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë.
Në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin B. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një shtetas (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.