Një makinë tip Ford Fokus ka marrë flakë në lagjen 1 Maji në qytetin e Fierit duke shkaktuar panik mes banorëve.
Në momentin që është përfshirë nga flakët, makina ishte e parkuar dhe drejtuesi i mjetit sapo kishte zbritur prej saj.
Mendohet se shkak i rënies së zjarrit të jetë një shkëndi elektrike, por zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./Opinion.al