Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, ku një i ri ka tentuar vetvrasjen.
Mësohet se 25-vjeçari ka tentuar t’i jap fund jetës me thikë. Sipas informacioneve të policisë, i riu ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në lagjen “Kastrioti”, Fier, shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë).
Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.