Një 34-vjeçar, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një avokat, në zyrën e këtij të fundit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, në Fier.
34-vjeçari, D.SH., është shpallur në kërkim, ndërsa uniformat blu po punojnë për kapjen e tij.
“Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat.
Eshtë shpallur në kërkim shtetasi D. Sh dhe po punohet për kapjen e tij”-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.