Një trup i pajetë është gjetur në plazhin e fshatit Ndërnënas të Fierit, në breg të detit pasditen e sotme.
Fillimisht kanë qenë banorët e zonës ata që kanë parë trupin e viktimës dhe që më pas kanë njoftuar policinë.
Sipas uniformave blu, viktima e gjinisë mashkull, rreth të 40-ve dyshohet të jetë mbytur.
Ndërkohë, nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Nga kontrolli paraprak i policisë, ne trupin e viktimës nuk raportohet për shenja dhune.
Ndërsa, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për idenifikimin e viktimës.