Drejtoria e Hetimit dhe Antikontraba në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë vënë në pranga 2 persona për kontrabandë hidrokarburesh dhe mallrash të tjerë.
Fillimisht, në Fier është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Shefqet Kasaj, përfaqesues i subjektit “Kasa”, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në depozitat e këtij subjekti nga Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në rezultoi se në 5 depozita kishte gjendje një sasi prej 54 mijë litra material hidrokarbur, pavarësisht se subjekti nuk është i pajisur me autorizim të magazinës fiskale.
Ndërsa në Vlorë u arrestua shtetasi Leksi Gubera, për kontrabandë mallrash dhe kundërshtim të punonjësve doganorë. Inspektorët e Antikontrabandës kishin ndaluar për kontroll mjetin që drejtohej nga ky shtetas, por pasi ka përfunduar kontrolli ai nuk ka pritur rezultatin, ka kundërshtuar inspektorët e Antikontrabandës dhe është larguar nga vendkontrolli.
Grupi i Antikontrabandës është vënë në ndjekje të mjetit dhe pasi kanë ndaluar mjetin kanë konstatuar se është shkarkuar një sasi malli. Mjeti është shoqëruar për në ambientet e Degës Doganore Vlorë së bashku me drejtuesin e tij Leksi Gubera. Si pasoje, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Leksi Gubera, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Kundërshtim i punonjësit doganor”, parashikuar nga nenet 174 dhe 235 teK.Penal Materialet proceduriale ju përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.