Aktualitet

Fier/ Digjen disa hektarë ullishte, rrezikojnë disa banesa


               Publikuar në : 14:00 - 17/08/19 |
el ida

Një zjarr i madh ka rënë në Shegan të Fierit.

Nga informacionet e para mësohet se zjarri ka djegur fillimisht disa metra mbetje urbane, duke kaluar më pas në një plantacion ullinjsh.

Raportohet se deri më tani janë shkrumbuar nga flakët e mëdha disa hektarë ullishte, ndërsa rrezikojnë edhe disa banesa.

Nuk dihet ende nëse zjarri ka nisur si shkak i temperaturave të larta të këtyre ditëve, dhe nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo./Opinion.al

Pas