Policia në Fier ka arrestuar një 35-vjeçar, që dyshohet se ka përplasur me makinë një të moshuar gjatë ditës së djeshme.
Sipas policisë, i aksidentuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia Rrugore e DVP Fier arrestoi në flagrancë shtetasin:
– K. Ç., 35 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi këmbësorin, shtetasin D. T., 74 vjeç, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore./Opinion.al