-U tha në Opinion

Fevziu thirrje për të qetësuar qytetarët:Nuk ka cunam! S’ka vend për panik


               Publikuar në : 21:20 - 28/11/19 |
Geljano Fataj

Në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme janë shpërndarë informacione të rreme që kanë rritur edhe më shumë panikun tek qytetarët. Shumë banorë nga Durrësi, por jo vetëm, janë larguar nga zonat e goditura nga tërmeti. Në rrjetet sociale kanë dalë postime në të cilat bëhet fjalë për cunam, çka ka krijuar panik mes njerëzve në qytetin bregdetar.

Por drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, sqaroi këtë të enjte se në detin Adriatik nuk mund të ndodhë cunam.

Ndërkohë, ai u ndal edhe tek postimet e tjera, të cilat i konsideroi histori konspirative, paranoja dhe idiotësira të këtyre personave që i hedhin në internet.

“ Nuk mund të ndodhë cunam në detin Adriatik. Të jenë të qetë qytetarët e Durrësit se vë re se ka një ankth. Një tjetër postim në rrjetet sociale referon një profeci të 400-500 viteve më parë që Durrësi do të zhduket në vitin 2019. I them kujtdo të marri që poston gjëra të tilla që nuk është as koha as momenti për historitë e veta konspirative, paranojat ose edhe idiotësinë e tij. Nuk ka vend për panik”, tha Fevziu. / Opinion.al

Pas