Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fevziu-Basha/ Intervistë nën çadër, a u “lag” e vërteta?

2017/02/24 at 6:35 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Fevziu-Basha/  Intervistë nën çadër, a u “lag” e vërteta?

Nga Gerta Zaimaj


Që prej 18 shkurtit Opozita është zhvendosur përpara Kryeministrisë. Përmes një çadre të madhe dhe me një proteste të vazhdueshme “non-stop”, Opozita kërkon të garantojë votë të lirë dhe të ndershme zgjedhjet e 18 Qershor. Sipas kreut të opozitës Lulzim Basha, mënyra e vetme për ta siguruar këtë gjë është përmes një Qeverie teknike. Që në ditën e parë të protestës, “Opinion” ka mbuluar në mënyrë të përpiktë çdo rrjedhe që ka marrë ky organizim. Për tre net me radhë fokusi i emisionit ka qenë “Çadra” nga ku janë kryer lidhje direkte dhe debate në studio. E gjithë kjo maratonë transmetimi kulmoi me intervistën ekskluzive të gazetarit Blendi Favziu me Lulzim Bashën.

Që kjo intervistë do të ishte ndryshe, u kuptua që në fillim pasi rrethanat e kushtëzonin mbajtjen e saj. Kjo sepse Basha qe zotuar që do të ishte vetë protagonist i protestës duke mos iu ndarë sheshit. Nga ana tjetër Fevziu qe zotuar që t’i jepte hapësirën e nevojshme opozitës, kjo duke parë një lloj censure të hasur nga mediat e tjera dhe për këtë u tregua i gatshëm për një kompromis. Kompromisi ishte që studioja e Opinionit të zhvendosej tek “Çadra”. Në të tille rrethane ata ishin të dy, të ftuar të njëri-tjetrit. Basha e mirëpriti në Çadrën e pagëzuar si “të lirisë”, ndërsa Fevziu e mirëpriti duke i kushtuar atij kohën dhe vëmendjen televizive.

Sidoqoftë edhe pse në ketë pamje intervista dukej e realizueshme, ajo përmbante mjaft vështirësi. A do të mund të realizohej një intervistë 2 orëshe në mes të një turme të ekzaltuar, militantësh, qytetaresh të thjeshtë, por dhe të angazhuar politikisht, të cilët përmes protestës shfaqnin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë? A do të mundej gazetari të merrte nga i intervistuari atë që kërkonte, mes zhurmës, demagogjisë dhe kakofonisë?

Që në krye të herës nga Blendi Fevziu, “Opinion” është parë si një emision ku në të, të përçohej objektiviteti dhe paanshmëria. Në shumë prej emisioneve edhe është arritur. Po a do ta kishte ai të lehtë që përball turmës të kërkonte llogari direkt ndaj kreut të opozitës dhe indirekt për vetë protestuesit, lidhur me këtë organizim dhe qëllimet e saj? A do ja dilte të shmangte keqkuptimet ku ai dhe emisioni “Opinion” mund të konsiderohej “i përdorur” nga Basha dhe kauza e tij?

Në rrethanat ku do të zhvillohej intervista, dihej që do të ishte e vështirë që gazetari të ruante etikën dhe profesionalizmin, pasi për rreth ai dhe i intervistuari do të kishte një turmë e cila do të sillej herë si audiencë dhe herë si elektorat, kjo në varësi të stimujve që do të vinin nga intervista. Dhe kështu ndodhi. Sa herë që Fevziu këmbëngulte, ndonjëherë edhe në mënyrë agresive, turma shkëputej nga të qenurit audience dhe kthehej në militante ku shfaqte tiparet e tifozëve politike. Kjo ndodhte po ashtu edhe kur Basha ndryshonte tempin dhe ngjyrimin e retorikës së tij. Apo kur behej demagog dhe përçonte fraza populiste, gjë që ishte në të drejtën e tij ta bënte.

Basha duke qenë mes të tijve, herë pas here përfitonte, duke i stimuluar protestuesit me fraza demagoge, dhe në të tillë mënyrë ata ktheheshin në zhurmues. Kështu ai shmangte përgjigjet, apo thoshte atë që donte, por gjithmonë duartrokitej dhe brohoritej. Një skene e tille e favorizonte atë jo vetëm ne “studio” por edhe te audienca përtej ekranit, në synimet e tij për ta përdorur median në përçimet e mesazheve politike. Në të tilla kushte Fevziu ishte “vetëm”. Siç thamë me sipër duke qenë se “të dy ishin të ftuar të njëri-tjetrit”, atij i duhej ta theksonte se ai ishte “zoti i shtëpisë” dhe të merrte frerët e situatës në duar.

Pavarësisht se kishte për rreth një publik dhe një të intervistuar që diktonin pak hapësira, Fevziu u pozicionua në mënyrën e duhur, duke i kërkuar llogari jo vetëm Bashës, por edhe protestuesve për synimet dhe përgjegjësitë e protestës. Në të tillë mënyre ai shkoi drejt objektivitetit të intervistës dhe  gjithashtu paanshmërisë së saj.

Kjo u tregua fort edhe në të ashtuquajturin incident, ku teksa gazetari ishte duke intervistuar kreun e opozitës Basha, ky i fundit ka kërkuar ndërhyrjen e një qytetari.

Basha e ka ftuar qytetarin Leonard Lika nga Mati dhe i ka kërkuar atij t’a thotë në mes të emisionit problemin e tij personal, por e gjitha kjo pa miratimin e gazetarit.

Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, e ka konsideruar të pa papranueshëm një fakt të tillë dhe e ka kundërshtuar këtë, duke e quajtur jo normale.

Fevziu e ka kundërshtuar këtë ndërhyrje duke thënë se ky nuk është miting dhe ai nuk mund ta lejoj këtë në emisionin  e tij. “Këtu nuk të lejoj, kjo nuk është korrekte. Zotërinë do e marr unë në emisioni, dhe këtë nuk e lejoj, do të mbyll emisionin. Z.Basha ju po përfitoni nga media, po shpërdoroni median”, i ka thënë Blendi Fevziu kreut të PD-së Lulzim Basha.

Të gjithë e dimë që Fevziu ndër vite ka pasur rastin të intervistojë personazhe të rëndësishëm në rrethana të rëndësishme, jo të gjitha mund të kenë rezultuar të suksesshme, por kjo ishte e arritur për nga ana profesionale. “Secili nga ata bëri atë që duhej. Sherri është i mirë në këto raste”, shkruante Artan Fuga.

Nuk dihet se si do të vijojë, apo se si do të përfundoje protesta. Por e sigurt është se rrethana e kësaj përballjeje me Bashën erdhi në një moment të rëndësishëm, ku Opozita ka ngecur një sëre ecurish politike të vendit nën moton “të mbrojmë votën”./opinion.al

Etiketa: blendi fevziudebatiemisioni opinionlulezim bashaprotesta


Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
Para
Djali i ngre dy gishtat lart, Patozi tallet me Majkon: Namik Dokle do e kish vrarë vajzën po të ishte si ti …..

Djali i ngre dy gishtat lart, Patozi tallet me Majkon: Namik Dokle do e kish vrarë vajzën po të ishte si ti .....

Të larguarit nga RTSH-ja, në mbështetje të protestës

Të larguarit nga RTSH-ja, në mbështetje të protestës

30 mijë dollar 1 kg, kjo është bima që do mbjellin shqiptarët në vend të kanabisit

30 mijë dollar 1 kg, kjo është bima që do mbjellin shqiptarët në vend të kanabisit
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
7 Qershor, 2025

Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët. Të shumtë...

Lexo më shumë

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
7 Qershor, 2025

Ashtu si të gjithë tifozët, edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, e kanë përfshirë emocionet, në prag...

Lexo më shumë

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
7 Qershor, 2025

Turisti gjerman i cili u dëmtua teksa eksploronte natyrën e Valbonës, është gjetur pas dy orë kërkimesh. Teksa ishte duke...

Lexo më shumë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com