-U tha në Opinion

Fevziu–Artan Hoxhës:Unë frustracion?Jo për Ramën,që as e pyes e s’e kam në hesap…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:57 - 27/06/22 |
el ida

Gazetari Blendi Fevziu pati një reagim ndaj analistit Artan Hoxha gjatë një diskutimi në emisionin “Opinion”, ndërsa komentohej sjellja e vendeve të Europës lidhur me procesin e integrimit, Fevziu iu përgjigj analistit, ndërsa tha se nuk ka frustracion nga asnjë faktor.

“Kur kam për ta thënë  diçka për Europën, SHBA-në dhe për këdo e them, ça të kem unë qejf dhe si ta mendoj unë”, tha gazetari.

Pjesë nga diskutimi

Hoxha: Ju e kuptoni që keni një frustracion që i ngjani shumë Ramës dhe po t’ju çojnë në një një mjedis europian do silleni si Rama?

Fevziu: Këtë s’ma thua dot që kam unë frustracion. E para nuk kam frustracion jo për Ramën, që as e pyes dhe s’e kam në hesap ndonjëherë, por as nga këta europianët, nuk rri si legen aty sa herë të trajtojnë si qen, siç po trajtojnë sot pasagjerët në linjat europiane. Dhe kur kam për ta thënë diçka për Europën, SHBA-në dhe për këdo them ça të kem unë qejf dhe si ta mendoj unë.

Frustracion është të thuash Europa ka të drejtë dhe ne e kemi gabim. Ne s’e kemi gabim kësaj here. Unë frustracion jo nga Europa, nga Rama jo e jo, nga asnjë tjetër nuk kam. Siç ka palaço këtu, ka palaço sa të duash edhe në Europë.

Pas