Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Festojnë pavarësinë dhe çlirimin,shqiptarët “arratisen” në Stamboll e Romë

2018/11/25 at 11:51 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Festojnë pavarësinë dhe çlirimin,shqiptarët “arratisen” në Stamboll e Romë

28 dhe 29 Nëntori janë Festa Kombëtare, por edhe këtë vit, një pjesë e konsiderueshme shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë ato jashtë vendit, me një kërkesë që rritet çdo vit, siç raportojnë për “Monitor” agjencitë e udhëtimit. Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë është çmimi i leverdishëm, sidomos në ofertat për vendet e rajonit.


Edhe këtë vit, shqiptarët kanë zgjedhur të shkojnë për festat e nëntorit në disa prej vendeve të rajonit. Rezervimet më të shumta kanë qenë për Malin e Zi, për të cilin operatorët turistikë pohojnë se “janë mbyllur që dy javë më parë”. Maqedonia e Greqia, por edhe disa vende europiane si Hungaria dhe Italia, konsiderohen destinacionet më të kërkuara këtë vit. Nën moton “Festoni Ndryshe Festat e Nëntorit”, Union Travel u ka ofruar shqiptarëve oferta që në fillim të këtij muaji, kryesisht në rajon. Çmimet nisin nga 100 euro dhe paketat janë interesante.

Pjesa më e madhe e prenotimeve u bënë rreth një muaj më parë, gjë që ndikoi për të përfituar çmime më të lira. Operatorët turistikë thonë për “Monitor” se, rezervimet kanë qenë në nivele të kënaqshme. Kjo mund të lidhet me faktin se, ndryshe nga një vit më parë që ishin veç dy ditë pushim, këtë vit janë 6 të tilla.

Agjencitë pohojnë se interesi për të kërkuar një destinacion për këto festa nisi shumë shpejt, pasi një pjesë e mirë e të interesuarve kanë marrë pushim edhe ditën e premte, të vetmen që sipas kalendarit rezulton ditë pune (data 30 nëntor). Oferta të tilla tërheqëse nuk u ofruan nga vendi ynë, thonë burime nga agjencitë, ndaj rajoni duket më konkurrues, sidomos me paketat e çmimeve të favorshme. Destinacioni me ofertat më të mira, edhe këtë vit, ka qenë Budva dhe Budapesti.

Për të parin, ofertat përfshinin transport të siguruar nga agjencia (ose edhe individualisht), pjesa tjetër e paketës ofronte konceptin ultra-all inclusive, që për në qytetin e Budvas shkonte 120 euro/4 ditë. Falë ofertave të leverdishme, në Kroaci dhe Maqedoni, ka pasur një numër të madh rezervimesh. Sepse, sikurse pohojnë klientët, “kushton më shumë të rrish në Tiranë”.

Nga Matias Travel and Tours pohojnë se tre destinacione, të cilat që në momentin që u shfaqën në faqe apo shpërndanë në rrjetet sociale, morën vëmendje dhe patën kërkesa të shumta: Festat e Nëntorit 4 ditë Stamboll 22 – 25 nëntor 99 euro/personi; Tur në Sofje 28 – 30 Nëntor 89 euro/personi; Tur në Romë – Vatikan 28 Nëntor 2 dhjetor, çmimi 249 euro; Festat e Nëntorit në Paris 25 nëntor – 2 dhjetor 399 euro/Personi. Në udhëtimet dyditore në rajon, kostot varionin 40-80 euro personi. Turet me autobusë për në Greqi ose Turqi, arrijnë deri në 150-250 euro personi.

Ndërsa udhëtimet e prenotuara me linja ajrore (jo tranzite), kryesisht për në Itali, Romë, Milano janë rezervuar më herët, me rreth 170 – 220 euro.

Nga agjencia Kalemi Travel shprehen se destinacionet më të prenotuara kanë qenë udhëtimet me guidë për Festat e Nëntorit.

 

Rajoni kryeson në zgjedhjet e shqiptarëve, në udhëtime që janë kryesisht me kosto të ulët, theksojnë ata. Janë prenotuar shumë grupe për: Budva-Ulqin-Kotor, 2 ditë, 45 €; Dubrovnik 3 ditë, 79 €; Sarajevë – Mostar – Medjugorje 3 ditë, 99 €; Beograd, 3 ditë, 109 € (me mëngjes + darkë).

Drejtuesit e agjencisë Sava Tours thanë se ditët e shumta të pushimit mundësuan prenotime të shumta këtë vit. “Ndodh shpesh që njerëzit kanë dëshirë të udhëtojnë, por nuk kanë mundësi në rast se ditë pushimi janë vetëm dy. Këtë vit kanë qenë të shumtë që kanë planifikuar edhe datën 30 nëntor si ditë pushimi ndaj kanë vlerësuar destinacione më të largëta.

 

Dubai është një destinacion që u zgjodh nga grupe turistësh shqiptarë. Qëndrimi për 5 ditë kushton rreth 720 euro për person dhe ky ishte një çmim i leverdishëm. Kryesisht u zgjodhën ato destinacione që mund të arriheshin me një avion të vetëm, pra pa bërë tranzit. Destinacione të zgjedhura ishin edhe Italia (Pizë, Romë, Milano etj.), Greqia (Selanik, 150 euro për person, 3 ditë) dhe Franca.

 

Prenotime ka edhe për Stambollin, me katër ditë qëndrimi. Vendet fqinje, si Maqedonia apo Mali i Zi, duke qenë afër, vizitohen kryesisht në mënyrë individuale. Por, ka pasur kërkesa edhe nga oferta nga agjencia”. Nuk mungojnë as destinacionet ekzotike. Nga agjencia Bora Travel pohojnë se ka pasur kërkesa për destinacione më të largëta. Mes tyre, Dubai 5 ditë, 725 €, ndonëse ka qenë kryesisht zgjedhje e fundvitit, edhe për festat e nëntorit ka pasur kërkesa. Edhe Lanzarote ka qenë një tjetër destinacion që ka zgjuar interes, 615 euro/person, 5 net qëndrimi. / Monitor

 

 

Etiketa: festat e nentoritromeshqiptaretstamboll


Ju sugjerojmë

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e burgut
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e burgut

17 Janar, 2026 2:31 pm
Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim
Kryesore

Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim

17 Janar, 2026 12:57 pm
Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit
Kryesore

Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit

17 Janar, 2026 12:46 pm
Përmbytjet,Rama me kryebashkiakët:Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese
Kryesore

Përmbytjet,Rama me kryebashkiakët:Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese

17 Janar, 2026 12:31 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Tiranë, arrestohet 45-vjeçari me mbi 1 kg kokainë

17 Janar, 2026 11:19 am
Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…
Kryesore

Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive

17 Janar, 2026 9:04 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 janar 2026

17 Janar, 2026 8:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 17 janar 2026

17 Janar, 2026 8:56 am
Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
Kryesore

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

16 Janar, 2026 7:06 pm
Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës
Kryesore

Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës

16 Janar, 2026 7:01 pm
Para
Video/ “Djali është dhunuar në komisariat”, flasin banorët e “Astirit”

“Lironi Ruzhdiun, ka lënë djalin e paralizuar”, thirrja e protestuesve

Pas operacionit,Era Istrefi shpjegon vendimin që ka mërzitur fansat e saj

Era Istrefi e paska harruar Faton Shoshin!Fotografohet krah yllit britanik

Festat po afrojnë, këto janë dhuratat ideale per cdo shenje horoskopi

Del horoskopi javor 26 Nëntor – 2 Dhjetor/ Ja surprizat që ju presin!
















TE FUNDIT

Vijojnë përplasjet për Groenlandën, Trump kërcënon Evropën

Vijojnë përplasjet për Groenlandën, Trump kërcënon Evropën
17 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërcënoi vendet që kundërshtojnë planet e tij për të marrë Groenlandën me tarifa doganore. "Mund të vendos...

Lexo më shumë

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e burgut

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e burgut
17 Janar, 2026

Gjykata e Durrësit, pas një seance gati 4-orëshe, ka vendosur që nga 8 punonjësit e burgut të Durrësit, të ndaluar...

Lexo më shumë

Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim

Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama u ka vënë kusht kryebashkiakëve socialistë se një mundësi rikandidimi për të drejtuar sërish bashkitë në zgjedhjet...

Lexo më shumë

Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit

Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama u ka bërë kritika kryebashkiakëve, në takimin e zhvilluar në Golem. Rama u shpreh se bashkitë duhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com