Model i gabuar flokësh? Grim i papërshtatshëm? Apo thjesht fytyra e aktores Pamela Anderson është bombarduar nga operacionet plastike? Në festivalin e Kanës, aktorja seksi Pamela Anderson ka shokuar të gjithë admiruesit e saj pasi u paraqit me një pamje më shumë të frikshme se sa të bukur siç jemi mësuar ta shohim. Ajo ishte veshur me një fustan të zi të stilistes “Vivienne Westwood” dhe flokët i kishte të lëpirë pas. Por duket se ky model i nxirrte në pah një fytyrë të plakur, shumë të fryrë dhe të gjitha këto kanë nxitur spekulimet se ish ikona e ‘Baywatch” e ka tepruar me operacionet plastike.