-Kulturë

Festivali i Filmit të Venecias, triumfojnë The Joker the Roman Polanski


               Publikuar në : 08:38 - 08/09/19 |
Al Do

Filmi The Joker, me protagonist kryesor Joaquin Phoenix, ka fituar çmimin Luani i Artë në Festivalin e Filmit të Venecias.

Regjisori i filmit Todd Phillips konsiderohet që tani një nga kandidatët kryesorë për çmimin Oscar.

Pavarësisht debateve dhe kundërshtive për përfshirjen në festival, regjisori Roman Polanski fitoi Cmimin e Madh të Jurisë për filmin e tij An Officer and a Spy. Polanski u dënua për përdhunim në vitin 1978 dhe prej atëhere është përballur me një numër akuzash për abuzim seksual.

Polanski nuk ishte prezent gjatë ceremonisë. Në vend të tij çmimin e pranoi në skenë bashkëshortja e tij Emmanuelle Seigner, e cila është protagoniste në film.

Kryetarja e jurisë, regjisroja argjentinase Lucrezia Martel, e cila që në fillim kishte dalë në mbrojtje të përfshirjes së filmit në Festival, pranoi se kjo e kishte bërë të ndihej “jo e qetë”.

“Nuk do ta uroj, por mendoj se është e drejtë që filmi i tij është këtu në festival”, tha ajo gjatë konferencës së shtypit në hapje të festivalit. /Opinion.al

Pas