-Kulturë

Festivali i fëmijëve në Shkodër nis sot edicionin e 57-të


               Publikuar në : 13:33 - 12/06/19 |
xhu lia

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, nis mbrëmjen e sotme edicionin e tij të 57-të. Janë 150 fëmijë nga Shqipëria, por edhe Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi të cilët janë mbledhur në qytetin e Shkodrës në eventin më të rëndësishëm muzikor të fëmijëve.

Pjesëmarrësit në këtë festival do të prezantojnë përgjatë tri netëve 20 krijime të reja të autorëve të ndryshëm, ndërsa organizatorët kanë menduar edhe për elementë të tjerë të spektaklit.

Edhe në këtë edicion janë vetë fëmijët që do të përzgjedhin këngët më të mira, të cilat më pas do të bëhen pjesë edhe në ‘Junior Fest’, organizuar nga RTSH. Festivali i Shkodrës është eventi më jetëgjatë muzikor në Shqipëri, ndërsa kujtojmë breza të tërë artistësh të njohur sot, që kanë spikatur apo kanë dalë nga ky festival./Opinion.al/

 

k2 k1
<
>

Pas