Life Style

Festat në Tiranë, vendoset Pema e Krishtlindjes në sheshin “Skënderbej”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 03/12/22 |
Opi Nion

Në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Tirana ka filluar të marr “ngjyrat” e festave, ndërsa Bashkia ka nisur vendosjen e zbukurimeve të ndryshme dhe dritave.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku duket se ka nisur edhe puna për vendosjen e pemës së festave të fundvitit në kryeqytet.

“Mirëmëngjes dhe fundjavë të mbarë”, shkruan Veliaj krahas pamjeve.

Këto zbukurime janë kthyer tashmë në një traditë të bukur, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

 

Pas