Festat e fundvitit kanë rritur ndjeshëm numrin e shqiptarëve që rikthehen në vendlindjen e tyre për të kaluar ditët e festave.
Sipas informacioneve nga policia kufitare mësohet se gjatë 24-orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3243 shtetas, ndërsa 1686 janë regjistruar në dalje.
Pala shqiptare për të përballuar fluksin ka rritur numrin e sporteleve duke i alternuar më pas në varësi të situatës.
Ndërkohë ajo që bëhet e ditur nga autoritet doganore është se fluksi më i lartë pritet të regjistrohet në fundjavë, në vigjilje të Krishtlindjeve.