-Shëndeti

Festa Ndërkombëtare e “Ditës pa dietë”, sot mos numëroni kaloritë


               Publikuar në : 10:08 - 06/05/19 |
el ida

Sot harrojeni dobësimin pasi 6 maji është Festa Ndërkombëtare e “Ditës pa dietë”. Duke qenë se trupat që reklamohen nga mediat, rrjetet sociale dhe Hollivudi janë modelet tepër të dobëta e që mbajnë dieta drastike, kjo ditë është kundërpërgjigjje e standardeve të krijuara dhe kërkon të tregojë që e bukura nuk ka masa dhe vjen në çdo formë.

“No Diet Day”, vjen gjithashtu si reflektim kundër dietave dhe anoreksisë, mbushur me këshillat e specialistëve që të ndihemi sa më mirë me trupin tonë, pavarësisht peshës trupore. Kjo ditë i kushtohet edhe promovimit të një stili të shëndetshëm jetese, duke përjashtuar dietat e rrezikshme.

Sipas Institutit Amerikan të Mjekësisë, ata që përfundojnë programe dobësimi, humbin deri në 10 për qind të peshës së tyre trupore, por rifitojnë dy të tretat e peshës së tyre brenda 5 viteve pasardhës.

Për herë të parë kjo ditë u shënua në 1992 në Britaninë e Madhe, për t’u përhapur më pas në shumë vende të botës. Që prej vitit 1998, Organizata Ndërkombëtare e Pranimit të Peshës Trupore, e mbështet këtë ditë me organizime të ndryshme në mbarë botën.

Si ta festoni këtë festë? Dilni përpara pasqyrës dhe komplimentoni trupin tuaj, mos mbani dieta drastike por thjesht krijoni një rutinë të balancuar, ku të dominojnë ushqimet e shëndetshme dhe aktiviteti fizik./Opinion.al

 

Pas