Bota

Festa e Halloween në Korenë e Jugut, shkon në 151 numri i viktimave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:31 - 30/10/22 |
Opi Nion

Ka shkrua në 151 numri i personave që kanë vdekur gjatë një përplasje që nisi në një festë të Halloween në Korenë e Jugut, në Itaeëon të Seulit. Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi kaosin kur njerëzit nisën të vraponin duke shtypur njëri-tjetrin.

Kjo ishte festa e parë e Halloëeen që mbahej në ambient të hapur pa maska që prej pandemisë. Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Një mjek që u dha ndihmën e parë viktimave ka përshkruar luftën e dëshpëruar për të shpëtuar jetë.

“Kur u përpoqa për herë të parë CPR, kishte dy viktima të shtrirë në trotuar. Por numri shpërtheu menjëherë më pas, duke i tejkaluar ata që reaguan në vendin e ngjarjes. Është e vështirë të përshkruash me fjalë. Fytyrat e shumë viktimave ishin të zbehta. Nuk mund t’ua kapja pulsin apo frymën dhe shumë prej tyre kishin hundë të gjakosur”, tha ai.

Itaeëon në qendër të Seulit është i njohur për jetën e tij të gjallë të natës. Është popullor me vendasit, emigrantët dhe vizitorët e huaj. Shumë nga rrugicat e ngushta dhe rrugët dredha-dredha janë të mbushura me bare, dyqane dhe restorante që shërbejnë ushqim nga e gjithë bota. Edhe pse Halloëeen nuk është një festë tradicionale e Koresë së Jugut, ajo është bërë gjithnjë e më popullore vitet e fundit.

Raportet lokale vlerësuan se rreth 100,000 njerëz ishin në Itaeëon për të festuar Halloween.

Pas