Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Festa e Birrës në Korçë, policia bën publik planin e masave. Rrugët që bllokohen…

2025/08/12 at 2:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Festa e Birrës në Korçë, policia bën publik planin e masave. Rrugët që bllokohen…

Policia e Korçës bën të ditur planin e posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë Festës së Birrës.

Më datë 13.08.2025 deri më datë 17.08.2025, në ambientet e brendshme të terminalit të autobusëve dhe te Pazari i Vjetër, nga ora 20:00 deri në orën 01:00, do të zhvillohet eventi i Festës së Birrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në vartësi të saj kanë marrë një sërë masash në drejtim të garantimit të rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin dhe manifestimin sa më të qetë dhe festiv të këtij aktiviteti. ‘Këto masa konsistojnë në përforcimin e parametrave të sigurisë rrugore, disiplinimin e lëvizjes dhe menaxhimin e trafikut, parandalimin e aksidenteve automobilistike, parandalimin e veprimeve të kundërligjshme në drejtim të krimeve kundër personit, pronës, krimeve financiare, në fushën e narkotikëve, si dhe mbajtjen në kontroll të personave me precedent kriminal. Gjithashtu, në kuadër të këtij aktiviteti do të kryen patrullime dhe kontrolle të përbashkëta, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake’, thuhet në njoftimin e policisë.

Bllokimi i qarkullimit të automjeteve

Nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore do të merren masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve nga “City Center” deri tek rrethrrotullimi në afërsi të terminalit, gjatë orarit 19:30-01:00.

Orientimi i lëvizjes së automjeteve për në vendet e përcaktuara, për parkim, nga bashkia Korçë, kryesisht përreth terminalit të autobusëve, do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet bashkiake.

-Gjithashtu do të kryhet menaxhimi i trafikut gjatë lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve, në rrugët: “Midhi Kostani”, “Kiço Greço”, “Marigo Pozio”, në pikat e hyrjes në terminalin e autobusëve, si dhe në zonat e tjera përreth ku zhvillohen aktivitetet.

Në të gjithë qytetin, në vendet që do të zhvillohet festa ku pritet të ketë grumbullim dhe qarkullim më të madh të njerëzve, në bulevardet kryesore dhe në akset rrugore që lidhin Korçën me rrethet e tjera, do të ketë prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë së Rendit, Policisë Kriminale, Policisë Rrugore, grupeve të FNSH-së dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të cilët do të mbikëqyrin ruajtjen e rendit, do të ndërhyjnë për zgjidhjen e problematikave dhe do të parandalojnë krijimin e situatave të ndryshme, të cilat mund të cenojnë sigurinë publike.

‘Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos përdorin pije alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin, me qëllim shmangien e ngjarjeve të mundshme rrugore, ose të zgjedhin përdorimin e shërbimeve të transportit publik për lëvizjet e tyre.

Shërbimet e Rendit do të kujdesen gjithashtu për të mbajtur kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e objekteve me rëndësi të veçantë, si nënstacionet elektrike dhe ujësjellësit, për të forcuar masat e ruajtjes së tyre.

Të gjithë qytetarët të cilët do të ndeshen me problematika apo shqetësime të ndryshme, ftohen të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 dhe 129. Shërbimet e Policisë do të ofrojnë reagim të shpejtë dhe të paanshëm’, thuhet në njoftimin e policisë.

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
Kronikë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

12 Nëntor, 2025 8:22 pm
A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
Sport

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

12 Nëntor, 2025 7:55 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Rusia: Jemi të gatshëm për rifillimin e bisedimeve me Ukrainën

12 Nëntor, 2025 7:30 pm
Gjyqi/ Netanyahu falenderon Trump: Do e bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!
Bota

Trumpi kërkon zyrtarisht faljen e Netanyahut

12 Nëntor, 2025 6:54 pm
“Ka kaluar orë në shtëpinë time me të”, emri i Trump përmendet në e-mailet e Epstein
Bota

“Ka kaluar orë në shtëpinë time me të”, emri i Trump përmendet në e-mailet e Epstein

12 Nëntor, 2025 5:52 pm
Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën
Aktualitet

Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën

12 Nëntor, 2025 5:25 pm
Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti
Kryesore

Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti

12 Nëntor, 2025 4:52 pm
Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Sylvinho për “Corriere”:Arritja në Kupën e Botës me Shqipërinë është bërë një mision

12 Nëntor, 2025 4:51 pm
Tensionet me Venezuelën në rritje, aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Karaibe
Bota

Tensionet me Venezuelën në rritje, aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Karaibe

12 Nëntor, 2025 3:56 pm
Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh

12 Nëntor, 2025 2:56 pm
Para
Hysenbelliu: E paprecedentë mbyllja e sinjalit

Hysenbelliu: E paprecedentë mbyllja e sinjalit

‘Heronj në zjarre’/Ekipet e emergjencës e FA evakuojnë banorët në Spanesh dhe Kazie

‘Heronj në zjarre’/Ekipet e emergjencës e FA evakuojnë banorët në Spanesh dhe Kazie

Zjarret në Gramsh,MM:Banorët në Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen nga banesa..

Zjarret në Gramsh,MM:Banorët në Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen nga banesa..

TE FUNDIT

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
12 Nëntor, 2025

Opinion.al ka siguruar një tjetër video të atentatit ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilamndo Dani dhe mbeti i plagosur...

Lexo më shumë

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
12 Nëntor, 2025

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka hedhur poshtë çdo mundësi që Lionel Messi të rikthehet në “Camp Nou” në formë...

Lexo më shumë

Rusia: Jemi të gatshëm për rifillimin e bisedimeve me Ukrainën

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
12 Nëntor, 2025

Rusia tha të mërkurën se forcat e saj po vazhdojnë të bëjnë përparime rreth Pokrovskut, në përpjekje të shtuara të...

Lexo më shumë

Trumpi kërkon zyrtarisht faljen e Netanyahut

Gjyqi/ Netanyahu falenderon Trump: Do e bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!
12 Nëntor, 2025

Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka pranuar një letër nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, ku i kërkohet të shqyrtojë dhënien...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com