Aktualitet

Fermerët e Vaut të Dejës në protestë: Na u mohuan subvencionet e naftës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:56 - 15/06/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme fermerët e bashkisë së Vaut të Dejës kanë dalë në protestë, pasi deklarojnë se janë shpallur fitues për subvencionin e naftës, por me pas nuk kanë arritur që ta përfitojnë atë.

Fermerët bëjnë përgjegjëse qeverinë, bashkinë e Vaut të Dejës dhe drejtorinë rajonale të Bujqësisë në Shkodër se ndarja e naftës është bërë sipas bindjeve politike duke përjashtuar fermerëtqë mbështesin PD..

Ne mbështetje të protestës ishte edhe deputeti i PD i qarkut Shkodër, Zef Hila, i cili i bëri thirrje ministres së Bujqësisë Frida Krifca që të marrë masat e duhura për të ngritur një komision të përbashkët me fermerët dhe për te evidentuar të gjitha abuzimet e bëra me subvencionin e naftës. Fermerët bllokuan rrugën kryesore Shkodër-Tiranë për disa minuta.

Pas