Ditën e sotme fermerët e bashkisë së Vaut të Dejës kanë dalë në protestë, pasi deklarojnë se janë shpallur fitues për subvencionin e naftës, por me pas nuk kanë arritur që ta përfitojnë atë.
Fermerët bëjnë përgjegjëse qeverinë, bashkinë e Vaut të Dejës dhe drejtorinë rajonale të Bujqësisë në Shkodër se ndarja e naftës është bërë sipas bindjeve politike duke përjashtuar fermerëtqë mbështesin PD..
Ne mbështetje të protestës ishte edhe deputeti i PD i qarkut Shkodër, Zef Hila, i cili i bëri thirrje ministres së Bujqësisë Frida Krifca që të marrë masat e duhura për të ngritur një komision të përbashkët me fermerët dhe për te evidentuar të gjitha abuzimet e bëra me subvencionin e naftës. Fermerët bllokuan rrugën kryesore Shkodër-Tiranë për disa minuta.