Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fermerët e pakënaqur gjermanë planifikojnë protesta të reja 

2024/01/19 at 8:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Fermerët e pakënaqur gjermanë planifikojnë protesta të reja 

Miratimi i buxhetit të shtetit dje, nga Komisioni i Buxhetit i Bundestagut i dha fund krizës buxhetore në Gjermani. Tani është vetëm hap formal miratimi i buxhetit nga i gjithë Bundestagu Gjerman, më e vonta në fillim të shkurtit. Buxheti i ri i shtetit ka një vëllim 476,8 miliardë euro. Borxhet e reja kufizohen në 39 miliardë euro, shumë që respekton frenën kushtetuese të borxhit (0,35% e PBB).  


Kompromisi i djeshëm lehtëson planifikimet e kompanive për vitin e ri. Me të, Gjermania lë pas vetes një krizë të shkaktuar nga mosrespektimi i kushtetutës. Pasi kriza buxhetore gjermane nuk u shkaktua, sepse qeverisë gjermane i mungonin vërtet paratë. Por sepse qeveria i kishte bërë planet fillestare buxhetore për këtë vit mbështetur në para, që nuk lejohej t’i përdorte: në kredi të marra për pandeminë e Covid-19, të cilat nuk qenë shfrytëzuar.  

Konsumatorët i presin çmime më të larta 

Por në 15 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese Gjermane gjykoi se ndryshimi i destinacionit të kredive ishte antikushtetues. Kjo e tronditi qeverinë tripartiake dhe Gjermaninë. Për buxhetin e 2024-ës tani mungonin 17 miliardë euro, të paracaktuara (e të premtuara) nga tri partitë për objektiva përkatëse kombëtare. 

Buxheti i ri parashikon disa masa financiare që pritet të sjellin më shumë para në arkën e shtetit. Konsumatorët i presin ndër të tjera çmime më të larta për biletat e avionit, ku do të rritet taksa. Si dhe çmime më të larta për ngrohjen, për gazin dhe karburantin, pasi do të rritet çmimi i dioksidit të karbonit.  

Protesta të reja të fermerëve në prag 

Por disa organizata fermerësh janë shprehur të zhgënjyer nga buxheti i miratuar në Komisionin parlamentar të Buxhetit. “Fermerët tanë janë të zhgënjyer që nuk janë dëgjuar” deklaroi presidenti i Shoqatës së Fermerëve, Joachim Rukwied,  dhe paralajmëroi protesta të reja “përsëri nga java tjetër”. 

Fermerët janë të pakënaqur, sepse me buxhetin e ri qeveria iu përmbajt shkurtimeve të subvencioneve edhe për ta, megjithë kërkesat e fermerëve për t’i tërhequr krejt shkurtimet. Ata duan që qeveria të lërë gjithçka si deri tani dhe t’u kthejë fshatarëve 21,48 cent për litër naftë. 

Si kontekst: pas vendimit të Kushtetueses dhe vështirësive buxhetore pasuese të krijuara, qeveria gjermane tha se do të vendosë një taksë për automjetet bujqësore. Më tej ajo vendosi t’i japë fund lehtësimit tatimor për naftën bujqësore. Kjo shkaktoi protesta të fermerëve në mes të dhjetorit.  

Fermerët bllokuan me traktorë, akset kryesore rrugore të disa qyteteve gjermane dhe të Berlinit. Qeveria hoqi dorë atëherë nga taksa për automjetet bujqësore, dhe e zbuti masën e dytë. Berlini vendosi që lehtësimi tatimor aktual për naftën bujqësore të mos eleminohet menjëherë, por gradualisht, deri në vitin 2026.  

Por zbutja e masës nuk i zbuti aspak fermerët. Në 8 janar ata shpallën një “javë veprimi”. Mijëra fermerë bllokuan me traktorë autostradat dhe mbajtën manifestime në të gjithë Gjermaninë. Në manifestimin më të madh, në Berlin, morën pjesë sipas policisë, 8500 vetë, ndërsa sipas organizatorëve 30.000 vetë.   

Paralelizmat me protestat e jelekverdhëve në Francë 

E përbashkëta me protestat e jelekverdhëve në Francë është se shkëndijën për nisjen e protestave e dha vetëm një masë e qeverisë: taksa mbi naftën e automjeteve bujqësore. Edhe në Gjermani, në rrugë, fermerët gjermanë i nxorri shpallja e heqjes së subvencioneve për naftën bujqësore.  

Por situata në Gjermani dallohet nga situata e viteve 2018/2019 në Francë. Protestat në Francë drejtoheshin kundër mungesës së një programi të përgjithshëm social, për të shoqëruar tatimet e reja. Si dhe kundër dështimit të qeverive të mëparshme franceze, për të luftuar pabarazinë sociale në rritje në vend.
 
Në Gjermani, deri tani, nuk ka kërkesa të përgjithshme, që të përfshijnë shumë sektorë. Kërkesa që t‘i vënë pikëpyetje të gjithë modelit social të Gjermanisë. Megjithatë: mundësia që kërkesat e protestuesve të zgjerohen, ekziston.   

Protestuesit thanë, se kanë dalë në rrugë jo vetëm kundër taksës për naftën e automjeteve bujqësore. Por edhe për shkak të “gjithnjë e më shumë rregullave dhe kushtëzimeve”, prej të cilave vuajnë prej vitesh. Ankohen se duhet të kalojnë tepër shumë kohë me mbushjen e formularëve. 
 
Gjendja aktuale e fermerëve gjermanë: shumë e mirë
 
Është fakt interesant se situata ekonomike e fermerëve gjermanë aktualisht është shumë e mirë, sipas informacioneve të tyre. Sipas të dhënave të DW, fermerët kanë përfituar shumë nga rritja e çmimeve të ushqimeve në Gjermani. Revista e sektorit bujqësor, “agrarheute”, shkruan për “fitime rekord” në vitin financiar 2022/23.  Shoqata Gjermane e Fermerëve kishe theksuar vetëm pak kohë më parë se rezultatet e fermave janë në nivelet më të larta historike. Në raportin vjetor, të Shoqatës së Fermerëve shkruhet se “pas shumë vitesh dobësi, situata ekonomike e fermave është përmirësuar ndjeshëm në dy vitet e fundit”.   

Por fermerët gjermanë kanë shqetësimin e së ardhmes. Ata ndihen nën presion: nga  vështirësia për të konkurruar me produkte të vendeve të tjera evropiane dhe me shtete të tjera. Megjithë subvencionimin e madh nga shteti gjerman.  

Mbështetje e madhe për protestat e fermerëve në popull
 
Tërheq më tej vëmendjen fakti se 81 përqind e gjermanëve tregojnë mirëkuptim për protestat e fermerëve. Kjo rezultoi në një sondazh të fundit të Institutit Demoskopik Forsa. Një shpjegim për këtë mbështetje duhet kërkuar jo te gjendja aktuale e vështirë e fermerëve. Por te mbështetja e frikës për të ardhmen nga shumë gjermanë, e një frike për atë që mund t’i presë gjermanët në të ardhmen. Mirëkuptimi për fermerët është i madh te zgjedhësit e të gjitha partive. Por kryesojnë me 98 përqind mirëkuptim zgjedhësit e partisë ultra të djathtë AfD.  

Qëndrimi i qeverisë ndaj situatës   

Kur Gjermaninë e kërcënonte vjet një dimër i ftohtë, për shkak të ndërprerjes së gazit rus, qeveria miratoi një paketë subvencionuese prej 200 miliardë eurosh. Tani mundësitë janë më të kufizuara. Grupet parlamentare të partive në pushtet, SPD, të Gjelbrit dhe FDP vendosën dje (18.01.) një mocion për rezolutë, me të cilën deri në pushimet e verës do të miratohet një paketë masash lehtësuese për fermerët. Por fermerët i shohin me skepticizëm këto hapa. 

E rëndësishme për reagimin do të jetë se a do të zgjerohen protestat dhe se kush do të bashkohet me fermerët. Kancelari Olaf Scholz ka paralajmëruar që fermerët të ruhen nga depërtimi i ekstremistëve në radhët e tyre. Mjaft ekstremistë të djathtë kanë qenë pjesë e protestave të fundit. Kjo u vu re në pankarta kërcënuese për anëtarët e qeverisë dhe në mbajtjen e simboleve si litari. Protestues të zemëruar bllokuan një traget me ministrin e Ekonomisë, Robert Habeck, akt që u dënua nga establishmenti politik.  

Fermerët thonë në deklarata se nuk kanë të përbashkëta me ekstremistët. Ata thonë se për ndryshimet e qeverive në Gjermani ata mbështesin rrugën e zgjedhjeve.    

Po edhe nëse duket se në Gjermani po tronditet modeli ekzistues thuajse perfekt i demokracisë konsensuale. Aktualisht Gjermania ka stabilitet të përgjithshëm, me gjithë një situatë në zhvillim./DW 



Ju sugjerojmë

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
Bota

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

12 Maj, 2025 6:52 pm
Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
Kryesore

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

12 Maj, 2025 6:27 pm
Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
Aktualitet

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

12 Maj, 2025 5:58 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Aktualitet

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike

12 Maj, 2025 5:45 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

A e ka seriozisht Putini propozimin për paqe?

12 Maj, 2025 5:34 pm
Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson

12 Maj, 2025 5:09 pm
Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
Rajoni

Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë

12 Maj, 2025 5:02 pm
Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi
Kryesore

Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi

12 Maj, 2025 4:42 pm
Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
Rajoni

Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

12 Maj, 2025 4:28 pm
Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi
Aktualitet

Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi

12 Maj, 2025 4:26 pm
Para
Aksident në Lushnjë, makina bie në kanal, plagoset një person 

Aksident në Lushnjë, makina bie në kanal, plagoset një person 

Moti i keq në SHBA, dhjetëra automjete ‘Telsa’ të braktisura në rrugë, s’kanë ku të karikohen

Moti i keq në SHBA, dhjetëra automjete ‘Telsa’ të braktisura në rrugë, s'kanë ku të karikohen

“Është braktisur prej 3 vitesh”, Ortopedia shkon në maternitetin e vjetër me kushte skandaloze

“Është braktisur prej 3 vitesh”, Ortopedia shkon në maternitetin e vjetër me kushte skandaloze
















TE FUNDIT

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
12 Maj, 2025

Grupi militant Hamas raportohet se ka liruar pengun e fundit të gjallë me shtetësi amerikano-izraelite që mbahej në Rripin e...

Lexo më shumë

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
12 Maj, 2025

Ish-kryetari i Bashkisë së Beratit, njëkohësisht, drejtuesi politik i qarkut për PS-në, Ervin Demo, u shpreh në një intervistë për...

Lexo më shumë

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
12 Maj, 2025

Në Vaun e Dejës janë numëruar 53 nga 53 kuti, gjë që solli edhe mbylljen e këtij procesi në këtë...

Lexo më shumë

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
12 Maj, 2025

Është mbyllur votimi edhe në Bashkinë e Finiqit. Gjithsej kanë qenë 4125 persona që votuan të dielën e 11 Majit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com