Ferdinand Xhaferraj është dorëhequr nga drejtimi i i degës së PD në Durrës. Dorëheqja e tij vjen pas zgjedhjes së Xhaferrajt si deputet. Sipas statutit të PD-së, ata të cilët marrin mandatin e deputetit nuk mund të jenë kryetar dege.
Mësohet se Xhaferraj është zëvendësuar nga zv.kryetari Luan Hoti. Ky i fundit do të jetë në këtë detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të degës./ Opinion.al