Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fenomeni Gjuzizëm

2019/05/17 at 11:26 AM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Fenomeni Gjuzizëm

Aldo Baxhaku-Tranzicionet e sistemeve politike janë periudha shumë delikate të historisë së një vendi. Për vetë kontekstin që formon një tranzicion ai krijon një ndarje në jetën shoqërore, nga një anë e vjetra, e keqja e prapambetur që duhet shtypur dhe nga ana tjetër realiteti i ri, ndonëse i panjohur por shpresë dhënës.  Kjo çarje polarizon shoqërinë dhe padyshim që krijojë përplasje ku jo gjithmonë do të fitojë logjika ose racionaliteti. Pra pjellë e tranzicioneve shpesh here janë monstra politike të cilat ushqehen nga frustrimi kolektiv dhe përparojnë me ritme të frikshme nga inercia e momentit.


Ambienti politik shqiptar duket se mbeti i pa kontaminuar nga kjo dukuri në fillimet e tranzicionit demokratik. Mjafton të shohim legjislaturat e para që prodhuan zgjedhjet pluraliste për të dalë në këtë përfundim. Megjithatë fenomeni i ri politik, nga i cili do të karakterizohej më vonë skena politike do të quhej ‘berishizëm‘. Ai ishte jo vetëm modeli dominues i të bërit politikë por edhe njëfarë standardi i ri sipas të cilit mund të përllogarisje nëse mund të mbijetoje apo jo në arenën politike.

Pra me kalimin e kohës një klasë e re politike u krijua, nën hijen e modelit tashmë të ditur por edhe me dëshirën për të krijuar diçka të re. Pikërisht përpjekja për të krijuar këtë realitet të ri bëri që në Shqipëri në vitin 2008 të ndodhte një tranzicion i ri, ai i sistemit zgjedhor. Ky tanzicion mbartte me vete edhe rrezikun e krijimit të një dukurie të shtrembër politike.
Legjislatura parlamentare shqiptare e periudhës prill – maj 2019 do të mbahet mend gjatë në historinë tonë politike, madje do të jetë pjesë e studimeve akademike për fenomenin e ri nga i cili u karakterizua, Gjuzizmi.

Mbrëmjen e të mërkurës në emisionin Opinion ne pamë një miniaturë të asaj se si po funksionin motori politik në Shqipëri. Le ta përkthejë këtë tani në termat politik. Spektakli, retorika kuturu dhe rrethanat e momentit mjaftojnë për të prodhuar sukses elektoral. Duan apo s’duan zgjedhësit, ata nuk e ndryshojnë dot “kanalin“ sepse kjo është axhenda politike tashmë e paracaktuar dhe gjëja le të themi më e frikshme është se ky është sukses ‘bio‘.

Gjuzizmi është një dukuri që shkakun kryesor ka indiferentizmin dhe apatinë. Ai u prezantua në skenën politike shqiptare jo vetëm si rezultat i një vendimmarrjeje politike, kjo thjesht e vuri atë në qendër të vëmendjes. Ai ka kohë që zhvillohet nga depozitimet e mbetjeve që ka krijuar verbëria e partive politike. Duke u përpjekur mbledhësh sa më shumë sasi dhe duke e ngushtuar sa më shumë rrezen e objektivave kemi përfunduar duke krijuar disa modele ose standarde (në fakt në këtë rast kemi të bëjmë me zhbërje standardesh) të cilat na prodhojnë skena surreale.

Ky fenomen përmban një kontradiktë të brendshme paradoksale. Na njëra anë është shpalosja arkaike e aksesorëve të çmuar dhe me prestigj që punojnë për çimentimin e imazhit tënd si kokë e madhe por nga ana tjetër është dëshira për tu angazhuar në diskutime problematikash për të cilat nuk ke asnjë informacion.

Jo vetëm kaq por je diku me një mal me përgjegjësi, por pa asnjë detyrim llogaridhënieje. Është rrjedha që të ka nxjerrë në këtë breg dhe jo ndonjë përpjekje për tu drejtuar diku. Kështu që dhe endja nëpër dimension të panjohur të bën të dukesh i përhumbur dhe të pa aftë për tu kujdesur për veten e jo më për të tjerët. Fatkeqësisht në rastin konkret, këta të dalë nga rrjedha janë deputetët tanë, zëri përfaqësues i shqiptarëve.

Idealizëm i shfrenuar i bazuar në copëza mendimesh të përfituara nga eksperienca e përditshme dhe që zhduken e ringrihen si kështjellat e rërës buzë detit. Ky është thelbi që karakterizon edhe fushatat zgjedhore nën sistemin tonë zgjedhor. Përmbajtja nuk merr kurrfarë vlere përderisa nuk garanton përfitim në vota. Mjafton të derdhim fjalë pa fund dhe buzëqeshje dhe audienca do të kapë majat pra edhe votat.

Është sigla që punon për individin e jo e anasjellëtas. Rrjedhimisht edhe parlamenti kthehet në një ngrehinë ku hyjnë e dalin sigla ngjyra-ngjyra. Dikush mund të thotë se askush nuk na detyron të zgjedhim e të votojmë kandidatet që nuk na pëlqejnë. Problemi është që procesi zgjedhor këtu është bërë si një emision televiziv, ne si audiencë nuk përcaktojmë dot se kush janë të ftuarit. Nëse mendojmë të fikim televizorin e të shohim hallet tona se këto spektakle nuk na argëtojnë atëherë jemi duke bërë indiferentin dhe biem përsëri në rrethin vicioz që na shpie në Gjuzizëm.

Etiketa: Aldo BaxhakuKujtim Gjuzi


Ju sugjerojmë

Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet
Sport

Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet

7 Nëntor, 2025 10:35 am
Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
Aktualitet

Vendimi i “Kushtetueses” për Veliajn, Rama: Tirana nuk mund të jetë trup pa kokë

7 Nëntor, 2025 10:23 am
Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit
Kryesore

Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

7 Nëntor, 2025 9:41 am
VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi
Bota

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi

7 Nëntor, 2025 9:35 am
Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr
Life Style

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr

7 Nëntor, 2025 9:32 am
Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari
Kronikë

Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

7 Nëntor, 2025 9:29 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025 8:26 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025 7:25 am
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

6 Nëntor, 2025 10:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Para
Negociatat, politikani francez: Veto kundër Shqipërisë!

Negociatat, politikani francez: Veto kundër Shqipërisë!

Kapet në Tiranë i dënuari me 10 vite burg

Kapet në Tiranë i dënuari me 10 vite burg

S’ka një “17 maj të dytë”, Basha në Londër takim me konservatorët

S’ka një “17 maj të dytë”, Basha në Londër takim me konservatorët
















TE FUNDIT

Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet

Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet
7 Nëntor, 2025

Ish-sulmuesi portugez i Liverpool, Diogo Jota vdiq në një aksident me makinë në Spanjë më 3 korrik. Një pjesë e madhe e të...

Lexo më shumë

Vendimi i “Kushtetueses” për Veliajn, Rama: Tirana nuk mund të jetë trup pa kokë

Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
7 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama komentoi sërish në podcastin Flasim vendimin e Kushtetueses që rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Veliajt....

Lexo më shumë

Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit
7 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të “Flasim”, përsëriti sërish rritjen e pensioneve në bazë bonusi mujor. “Ky do të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi
7 Nëntor, 2025

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum u sulmua seksualisht nga një burrë gjatë një eventi publik në Mexico City. Ky akt i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com