InstaBIZ

Femrat më të bukura shqiptare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:30 - 12/11/15 |
root

Doni të dini se cilat janë femrat më të bukura shqiptare. E zbulojmë bashkë në listën e mëposhtme:

Adrola Dushi

 Miss Universe Albania 2012, është cilësuar si Miss-i më i bukur i viteve të fundit. Bukuroshja me tipare aziatike, është përzgjedhur edhe si imazh i shumë kompanive.

Armina Mevlani

Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Bota 2009”. Armina së fundmi është përzgjedhur edhe si imazh i buzëkuqit D&G.

Daniela Koka

 

Është një nga modelet më të bukura shqiptare, të cilën e kanë krahasuar gjithnjë me kukullat barbi.

Eli Fara

E kanë cilësuar si këngëtaren më të bukur të të gjitha kohërave dhe ndonëse në showbiz, po dalin shumë këngëtare të reja, askush nuk krahasohet me bukurinë e Eli Farës.

Elvana Gjata

Këngëtarja më e pëlqyer e momentit, është jo vetëm e talentuar por edhe shumë e ëmbël. Kohët e fundit ka realizuar edhe një set shumë të bukur fotografish.

Floriana Garo

Moderatore, autore dhe mbi të gjitha një femër shumë e kuruar dhe e bukur. Floriana Garo ka përfaqësuar Shqipërinë ne Miss World 2012.

Jonida Vokshi

Ajo është fytyra më e ëmbël e ekraneve shqiptare. Regjisorja dhe moderatorja, Jonida Vokshi ka qenë për shumë vite radhazi, imazhi zyrtar i Digitalb.

 

Orinda Huta

Këngëtarja dhe moderatorja Orinda Huta, është një tjetër bukuroshe e ekraneve shqiptare. Biondja me tipare suedeze, ka qene imazhi i platformës Tring.

 

Rajmonda Bulku

Aktore sharmante, e bukur dhe me shumë klas. Ndonëse ka shumë vite në skenë, përsëri mbetet një femër shumë e bukur.

 

Valbona Selimllari

Publiku i ka dhënë kurorën e bukurisë të përjetshme, pasi atë të Miss-it të parë e ka dorëzuar. Valbona Selimllarin e kanë cilësuar gjithnje si Miss-in më të bukur shqiptar të të gjitha kohërave.

Viola Spiro

Moderatorja Viola Spiro, është një tjetër bionde bukuroshe e ekraneve shqiptare.

Xhemi Shehu

Shumë e ëmbël dhe e dashur për publiku, moderatorja e Portokallisë, Xhemi Shehu është një nga femrat e bukura shqiptare.

 

Xhesika Berberi

Modelja e njohur shqiptare e cila është bërë pjesë e shumë agjencive italiane të modës, është një tjetër bukuroshe shqiptare me të cilën krenohemi.

 

KOMENTO (7)

Shkruaj nje koment

Pas