Aktualitet

Fëmijët viktima të aksidenteve, 4 raste në 1 javë. Çfarë po ndodh?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:37 - 06/05/16 |
b.f

Brenda pak ditësh 4 fëmijë janë përplasur në aksidente rrugore, njëri prej aksident fatal.

Rasti më i fundit u shënua mbrëmjen e djeshme ( e enjte) në Korçë, ku një 62-vjeçar duke drejtuar automjetin me targë KO 6653 B ka aksidentuar një fëmijë 4 vjeç. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Korçës, 4-vjeçarja është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Kujtojmë se më 3 Maj, dy vajza të mitura u aksidentuan teksa dilnin nga dera e shkollës në qytetin e Peshkopisë. Njëra prej tyre po lufton për jetën në spitalin e Traumës, ndërsa tjetra është jashtë rrezikut. Sakaq drejtuesi u arrestua pasi shkeli rregullat e qarkullimit.

Rasti më tragjik është ai i Velipojës (26 Prill), ku një vajzë 10 vjeç u aksidentua për vdekje teksa kalonte rrugën për të shkuar në shkollë.

Për gjithë këto raste, ku viktima janë fëmijët, Policia Rrugore duhet të japë një përgjigje: Eshtë faji i drejtuesve? I rrugëve pas sinjalistikë përkatëse? Apo thjesht pakujdesi?

Lajme per te njejten teme:

Aksidenti fatal që i mori jetën vogëlushes që shkonte në shkollë

Aksidentoi vajzat 10 vjeçare para shkollës, arrestohet shoferi

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas