Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fëmijët, të afërm e miq në lot para trupit të major Tanushit

2019/05/16 at 1:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fëmijët, të afërm e miq në lot para trupit të major Tanushit

Shqipëria është sot në Zi Kombëtare në nderim të Dëshmorit të Atdheut, majorit, Klodian Tanushi, që humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni.


Të gjitha institucionet shtetërore kanë ulur flamujt në gjysmë shtizë ndërsa homazhet në nderim të majorit. Mes dhimbjesh e lotësh, ishin familjarët ata që u përulën para arkivolit të mbuluar me flamurin kuq e zi. Momenti më prekës gjatë homazheve ishte kalimi i bashkëshortes dhe i fëmijëve të majorit.

Pas familjarëve, ishin ushtarakë të shumtë dhe personalitete të shumta nga radhët e politikës të cilët u përulën para trupit të majorit Klodian Tanushi.

Kryeministri Edi Rama: Klodiani ishte në një mision paqeruajtës e jetë shpëtues, e la jetën e tij për të mos lejuar jetë të tjera. Ky është thelbi i të gjitha misioneve paqeruajtëse, i Forcave tona të Armatosura si pjesë e Aleancës së madhe. Është më e lehtë të japësh jetën në çaste ekstreme, kur mësyn armikun sy më sy. Por është tejet e vështirë dhe besoj, edhe sublime të pranosh që jeta jote mund të ndalojë në cdo cast për të shpëtuar jetë të panjohurish. Klodiani i ngjiti shkallët e karrierës një nga një, njeri i përkushtuar, fisnik dhe tejet i respektuar. Gjë që shpjegon përtej dhimbjes edhe lotët e panatyrshme në fytyrën e shefit të shtabit teksa foli për të, apo zërin e mezi përmbajtur të ministres. Për shumë pak kohë do të kthehej në atdhe sërish, do ishte pranë familjes, do përkëdhelte fëmijët, do ishte në sytë e babait një arsye krenari, por është kthyer mbështjellë më flamurin kuq e zi, jo për të shkuar në shtëpi, por për t’u bashkuar në banesën e kombit, aty ku Kombi ka mbledhur të gjithë ata që dhanë jetën për të.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka: Fatkeqësisht dhimbja na u shtua përsëri, pas vdekjes së Zarife Hasanajt. Ndarja nga jeta e major Klodian Tanushit është aq e rëndë dhe aq e trishtueshme, sa është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të qetësuar sado pak zemrat e familjarëve. Edhe pse mirënjohja dhe krenari është pa kufi, sërish nuk mund ta zbusim zemrën e bërë gurë të familjarëve të tij. Jemi pranë tyre. Është shumë e dhimbshme edhe për mua që e kam njohur nga afër këtë ushtarak dhe që besoja se do ia dilte mbanë. Ai nuk ia doli duke na lënë një boshllëk të madh bashkë me humbjen e pakthyeshme.

Gjeneral Kollçaku: Komandant Klodi do na marrë malli për ty, për zërin tënd, për ngrohtësinë tënde, për fjalën tënde, për urdhrin tënd, për komandën tënde! Shërbimi yt do mbetet i shenjtë, prandaj po të përcjellim në vendin e shenjtë, pranë martirëve tanë, tek të pavdekshmit e kësaj toke!/ Opinion.al

Etiketa: dite zieKlodian Tanushi


Ju sugjerojmë

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan
Bota

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan

23 Nëntor, 2025 9:03 pm
Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona
Bota

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

23 Nëntor, 2025 7:16 pm
Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
Kronikë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

23 Nëntor, 2025 1:35 pm
Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
Aktualitet

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

23 Nëntor, 2025 1:03 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
Para
Shënohet rekord botëror, 91.1 milionë dollarë për “Lepurin”

Shënohet rekord botëror, 91.1 milionë dollarë për "Lepurin"

Këngëtari tregon vitet e vështira në Greqi: S’më pranonin se isha shqiptar

Këngëtari tregon vitet e vështira në Greqi: S'më pranonin se isha shqiptar

Maliqi: Pse pranova mandatin, deputet nga sistemi i korruptuar

Opinion/ Deputetët e rinj të parlamentit
















TE FUNDIT

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan
23 Nëntor, 2025

Një kundërpropozim europian vjen përballë atij amerikan, me me synim përfundimin e luftës në Ukrainë. Ky plan vjen pas reagimeve...

Lexo më shumë

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona
23 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka sulmuar  qeverinë e Ukrainës, ndërsa në Gjenevë janë në zhvillim diskutimet për planin me...

Lexo më shumë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
23 Nëntor, 2025

Katër të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të Policisë së...

Lexo më shumë

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
23 Nëntor, 2025

ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com