Një studim në Korenë e Jugut ka gjetur se fëmijët e përhapin koronavirusin njësoj si të rriturit, raporton Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA.
Studimi gjeti se fëmijët e moshës nga 10 deri në 19 vjeç mund ta përhapin virusin njësoj si të rriturit, duke sugjeruar se shkollat 9-vjeçare dhe të mesme mund të kthehen në vatra infeksioni.
Fëmijët më të vegjël se 10 vjeç e transmetojnë më pak virusin, edhe pse rreziku nuk është tërësisht zero.
Ekspertët thanë se rezultatet tregojnë se shkollat duhet të kenë një plan të qartë për të menaxhuar shpërthimin e virusit përpara se të hapen.
Studiuesit kanë gjurmuar vetëm kontaktet e fëmijëve të sëmurë me koronavirus, ndaj është ende e paqartë se sa është përhapja nga fëmijët asimptomatik./Opinion.al