Fëmijët në Gjermani nuk janë aq të kënaqur me jetën e tyre sa fëmijët në shtetet e tjera të industrializuara, thuhet në raportin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijë.
Në studim është thënë se 75 për qind e vajzave dhe djemve në Gjermani, janë shumë të kënaqur me jetën e tyre. Mirëpo në Holandë, këtë përgjigjje e kanë dhënë 90 për qind e fëmijëve, në Zvicër 82 për qind, kurse në Francë 80 për qind.
Shifrat më të ulëta janë regjistruar në Turqi.
“Në njërën anë, 75 për qind është vlerë e mirë, mirëpo mund ta shohim edhe kështu: një nga katër fëmijë nuk është shumë i kënaqur. Dhe kjo nuk është gjë e mirë për krahasim ndërkombëtar”, ka thënë Rudi Tarneden, zëdhënës për UNICEF-in në Gjermani.
Ai ka shtuar se fakti që prindërit e shumë fëmijëve gjermanë janë më të shqetësuar në krahasim me prindërit në vendet me performancë më të mirë, ka qenë faktor në këtë rezultat.
“Nëse të rinjtë kanë më pak vetëbesim, kjo gjë reflektohet në qasjen e fëmijëve”, ka thënë mes tjerash ai./Opinion.al