Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fëmijëria e humbur e Mihalit: Babai i alkoolizuar shkatërroi familjen 

2025/03/23 at 4:26 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fëmijëria e humbur e Mihalit: Babai i alkoolizuar shkatërroi familjen 

Mihali nuk arrin dot ta cilësojë fëmijërinë e tij si të lumtur. Në rrëfimin e tij për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai kujton me dhimbje rritjen e vështirë në Korçë. Babai ishte njeri punëtor, por i alkoolizuar dhe i shkaktonte  shqetësim të madh familjes e sidomos bashkëshortes. 

Një mbrëmje, një incident i ndodhur për shkak të pijes e futi familjen në një borxh të madh sa u detyruan të shisnin shtëpinë për ta shlyer. 

Mihal: Ai vetëm pinte, s’kishte ditë Perëndie që mos të pinte babai, çdo ditë. 

Ardit Gjebrea: Mami ankohej, si e përjetonte këtë moment me babin? 

Mihal: Vetëm qante, ishte shumë e stresuar, me sa mbaj mend unë, s’kishin ndonjë zënkë bashkë, tani zënka në familje… 

Ardit Gjebrea: Ka gjithmonë, por çfarë nuk kemi dëgjuar nga ata që pijnë. 

Mihal: Ishte shumë i qetë babai, kur pinte, vinte në shtëpi e flinte, e kishte këtë. 

Ardit Gjebrea: Por punonte? 

Mihal: Punonte aq shumë sa nuk e di. Po të mos kishte të pirën, ndoshta tani do të kisha pallatin me 10 kate. Dilte që në mëngjes, dihej orari kur dilte por jo se kur vinte. Shtrohej me shoqërinë, harronte familjaren. Ishte i miri i shoqërisë, i keqi i familjes. 

Ardit Gjebrea: Pra ti me ç’ po thua që nëse babai nuk do të kishte pijen, sot do të kishit pallat 10 katësh. Ndërkohë nuk e keni, çfarë ndodhi? Si ishte ekonomia juaj? 

Mihal: Ekonomia ishte e keqe sepse shtëpia u shit në vitin ’95. 

Ardit Gjebrea: Cili ishte motivi? 

Mihal: Babai punonte roje nate në një magazinë ku linin makinat njerëzit. Atë natë kishte pirë dhe mori makinën e dikujt për ta ngarë dhe u përplas, e shkatërroi makinën sa nuk bëhej më, aq keq. U detyrua  mamaja me babanë që të shisnin shtëpinë për t’i dhënë borxhin të zotit të makinës. Ishte ai “i forti i lagjes” kur i thonë, në Korçë. 

Mihali tregon se nga ai moment, nisën të jetonin në një shtëpi me qira. Motra e tij u fejua, por kishin shumë probleme familjare. Ai nuk mundi as ta realizonte ëndrrën për të ndjekur studimet e larta. Më pas, i ati u sëmur nga diabeti derisa gjendja e tij u përkeqësua. “Pas ca kohësh, afro 2 vjet mos gaboj, iu agravua aq shumë diabeti sa i preku edhe këmbët. Arriti deri aty sa i hoqën edhe gishtat. U detyrova që  të ikja në Turqi”, rrëfen Mihali. 

Në Turqi, Mihali ndenji vetëm 7 muaj pasi nuk mundi të përshtatej. Babai është ndarë nga jeta dhe sot ai jeton me nënën, por planifikon që së shpejti të largohet në Gjermani. Nëna është personi që Mihali ka ftuar në rubrikë duke u shprehur se vuajtjet e saj kanë qenë të papërshkrueshme.“Edhe shkëmb të ishte, do të ishte thërrmuar, do të ishte bërë rërë. Aq shumë ka vuajtur me babanë sa nuk e di”, përmbyll Mihali./tvklan.al 

Ju sugjerojmë

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Para
Trump: Askush në botë nuk mund ta ndalojë Putinin përveç meje 

Trump: Askush në botë nuk mund ta ndalojë Putinin përveç meje 

Ndarja e vështirë, Mihali i kërkon bekimin nënës 

Ndarja e vështirë, Mihali i kërkon bekimin nënës 

Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 

“Sulmet ruse, realitet i përditshëm”, Zelensky u kërkon aleatëve që të bëjnë presion ndaj Rusisë 

TE FUNDIT

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
1 Nëntor, 2025

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke...

Lexo më shumë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com