Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fëmija i vjen i gjakosur nga kopshti, nëna akuzon edukatoren për dhunë

2016/08/02 at 6:00 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fëmija i vjen i gjakosur nga kopshti, nëna akuzon edukatoren për dhunë

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Prokurorinë të rinisë hetimet në lidhje me plagosjen e një djali 6- vjeçar në kopshtin nr. 26, në Tiranë.


Prindërit e fëmijës e patën denoncuar ngjarjen e ndodhur më 23 qershor 2015, mirëpo pas hetimeve, Prokuroria kishte vendosur mosfillimin e procedimit penal.

Ngjarja, e cila rikthen edhe një herë në vëmendje dhunën në kopshtet dhe në çerdhet e vendit, ka ndodhur në kryeqytet dhe është bërë shkak për padi penale nga prindërit e fëmijës. Sipas dosjes prej 22 faqesh, ka rezultuar se fëmija i mitur, D.Gj. (6 vjeç), është djali i kallëzueses Amarilda Gj., i cili frekuenton kopshtin nr. 26, në Tiranë.

Në datën 23.06.2015, rreth orëve të pasdites, kur e ëma e tij ka shkuar për të marrë fëmijën, ajo e ka gjetur atë të fashuar në kokë dhe me njolla gjaku në veshjet e tij. Pas interesimit të saj mbi këtë ngjarje, pra, për shkakun se pse fëmija ishte përgjakur, nëna e djalit thotë që nuk ka mundur të kontaktojë fizikisht me shtetasen Adelina P., e cila është edukatorja përgjegjëse për fëmijën e saj.

Nëna e djalit të përgjakur nuk ka arritur të komunikojë me edukatoren, pasi ajo ishte larguar. E ëma e fëmijës ka kontaktuar me një kolege të edukatores përgjegjëse.

Shtetasja Rozeta A. i ka bërë me dije nënës së djalit se djali i saj, D.Gj., është dëmtuar në kokë duke luajtur me fëmijët dhe ai është shoqëruar për në qendrën spitalore ku edhe ka marrë ndihmën mjekësore, duke mjekuar plagën, dhe është kthyer përsëri në kopsht.

DENONCIMI

Në lidhje me këtë fakt, nëna e djalit 6-vjeçar ka thënë se ndonëse në kopsht prej saj ishte depozituar numri i telefonit të familjes, pikërisht për të njoftuar ngjarje të tilla, prej stafit të atij kopshti dhe veçanërisht prej edukatores Adelina P., nuk është mundësuar një njoftim i tillë.

Madje, sipas nënës së djalit 6-vjeçar, ajo në asnjë rast nuk e ka takuar edukatoren, por ka folur vetëm një herë në telefon me të, ku, sipas Amarilda Gj., edukatorja është justifikuar duke i thënë se djali i saj është penguar duke luajtur me shokët. Në lidhje me kallëzimin Prokuroria, pasi ka administruar këtë padi penale, ka vendosur mosfillimin e procedimit në lidhje me përgjakjen e fëmijës.

Në arsyetimin e vendimit të Prokurorisë, midis të tjerave se në rastin në fjalë e kallëzuara Adelina P. nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi penale, pasi dëmtimet e fëmijës D.Gj. janë aksidentale dhe në këtë kuptim fakti i kallëzuar nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

RIHETIMI

Pikërisht një përfundim të tillë Gjykata nuk e ka gjetur të bazuar, duke vendosur shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë dhe urdhërimin e rinisjes së hetimeve. Gjykata shprehet se kjo çështje duhet të dërgohet në Prokurori për vazhdimin e hetimeve të mëtejshme, pasi konstatohet se organi i akuzës, pasi ka administruar kallëzimin e kallëzueses, si edhe deklarimet e saj, si edhe pasi ka pyetur disa punonjës të atij personeli, ka vendosur pushimin e hetimit.

“Pikërisht ndjekjen e një procedure të tillë gjykata e gjen të pamjaftueshme për të arritur në një përfundim, që duhej të ishte rezultat i një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm”, thuhet në vendim.

Gjykata konsideron se në rastin konkret ka nevojë për kryerjen e veprimeve të plota hetimore, të tilla që të hedhin dritë në faktin nëse rasti në fjalë ka ndodhur si në mënyrën e sipërtreguar (gjatë lojës), apo ngjarja që ka sjellë si pasojë dëmtimin e fëmijës ka ardhur si rezultat i mospërmbushjes së rregullt të detyrës prej edukatores.

Gjykata thekson se edhe hetimi rreth dëmtimeve të fëmijës D.Gj. është i domosdoshëm, veçanërisht në kuptim të faktit që lidhet me klasifikimin tyre dhe për pasojë të ekzistencës eventualisht të kryerjes së veprës penale të ardhur si pasojë e pakujdesisë në ushtrim të detyrës./ T.Sokolaj/ Panorama

 

Etiketa: femijai gjakosurkopshti


Ju sugjerojmë

Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Aktualitet

Belinda Balluku paraqitet në SPAK

31 Tetor, 2025 3:21 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balla: U prehsh në paqe shef
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balla: U prehsh në paqe shef

31 Tetor, 2025 3:18 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar

31 Tetor, 2025 3:14 pm
Ndërron jetë Fatos Nano
Aktualitet

Ndërron jetë Fatos Nano

31 Tetor, 2025 2:43 pm
Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut
Aktualitet

Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut

31 Tetor, 2025 2:21 pm
Rusmaili-Kushtetueses: Shqyrtimi i dekretit të Begajt, nuk është kompetencë e juaja
Te Fundit

Rusmaili-Kushtetueses: Shqyrtimi i dekretit të Begajt, nuk është kompetencë e juaja

31 Tetor, 2025 2:17 pm
Rritet çmimi i biletës për transportin urbanë në dy linja në kryeqytet
Aktualitet

Rritet çmimi i biletës për transportin urbanë në dy linja në kryeqytet

31 Tetor, 2025 2:12 pm
Berisha: “Sherri” mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris
Politikë

Berisha: “Sherri” mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

31 Tetor, 2025 2:10 pm
Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të
Kryesore

Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të

31 Tetor, 2025 1:12 pm
Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe
Aktualitet

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe

31 Tetor, 2025 12:00 pm
Para
Makth në kufi me Malin e Zi, 2.5 km radha për të kaluar

Makth në kufi me Malin e Zi, 2.5 km radha për të kaluar

Eni Çobani guxon edhe më shumë, ja si duket me bikini

Eni Çobani guxon edhe më shumë, ja si duket me bikini

Kur qesharake behemi ne…

Kur qesharake behemi ne...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Belinda Balluku paraqitet në SPAK
31 Tetor, 2025

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Pak minuta më herët në SPAK, mbërriti e para...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balla: U prehsh në paqe shef

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balla: U prehsh në paqe shef
31 Tetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar për vdekjen e themeluesit të PS-së, Fatos Nano, i cili...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar
31 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të liderit historik të PS, Fatos Nano. Në një...

Lexo më shumë

Ndërron jetë Fatos Nano

Ndërron jetë Fatos Nano
31 Tetor, 2025

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është ndarë sot nga jeta në moshën 73 vjeçare. Prej disa kohësh ai ndodhej në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com