Një fëmijë 2 vjeç është rrëzuar nga një kënd lojërash, në një kompleks pushimi në Shëngjin mbrëmjen e djeshme.
Sipas uniformave blu mësohet se 2-vjeçari është dërguar fillimisht në spitalin e Lezhës nga familjarët dhe më pas është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Fatmirësisht, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 30.07.2025, rreth orës 22:00, në spitalin e Lezhës, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një fëmijë 2 vjeç.
Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija është rrëzuar në një kënd lojërash, në ambientet e një kompleksi pushimi, në Shëngjin.
2-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për verifikimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.