Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku një fëmijë ka rënë nga kati i 5 i një pallati.
Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Kuka” dhe dyshohet se fëmija 2 vjeç ka rënë aksidentalisht.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al