Kryesore

Felaj nuk i jep fjalën Berishës, deputetët e PD revoltohen, ndërpritet seanca



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:18 - 14/07/22 |
Opi Nion

Është ndërprerë për disa minuta seanca plenare, pasi kreu i PD, Sali Berisha bllokoi foltoren për shkak se nuk iu dha fjala.

Ky moment është shoqëruar me debate të forta në Kuvend, mes drejtueses së seancës, Ermonela Felaj dhe deputetëve të PD.

Berisha kërkoi të fliste duke shfrytëzuar kohën e deputetes Hoti, por Felaj nuk e ka lejuar, duke i thënë se nuk është radha e tij.

Menjëherë pas kësaj, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke detyruar Felajn që të ndërpresë seancën për 5 minuta.

Debati:

Felaj: Nuk mund ta këmbeni kohën vetëm me një deputet të grupit parlamentar.

Alibeaj: Hoti është pjesë e grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim.

Noka: Ti e ke aty njoftimin.

Felaj: Zoti Berisha nuk ua kam dhënë fjalën.

Bylykbashi: Rregullorja parashikon ndërrimin e fjalës së deputetëve me marrëveshje.

Felaj: Koha e debatit është 4 orë. Secili grup ka kohën e tij.

Pas