Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fejesa e vajzës së Eli Farës dhe jeta plot aventura e të fejuarit biznesmen

2017/04/01 at 10:04 PM
në Aktualitet, InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fejesa e vajzës së Eli Farës dhe jeta plot aventura e të fejuarit biznesmen

Një foto me të fejuarin dhe dy zemra ishte mënyra si e dha lajmin e fejesës për miqtë dhe ndjekësit në rrjetet sociale vajza juriste e këngëtares Eli Fara. Tashmë, statusi i Marina Farës nuk është më “single”. Duke e njohur famën në Tiranë të partnerit të saj biznesmen nga Shkodra, Marina ka bllokuar opsionin e komenteve në Instagram, ndërkohë që të gjithë janë çuditur për këtë vendim të papritur të vajzës, që e prezantonte veten gjithmonë vetëm.

Me shpalljen e fejesës në 31-vjetorin e saj, Marina ka marrë një unazë diamanti nga 40-vjeçari, ndërkohë që nuk dihej se ku e ka njohur djalin e pasur nga Tirana. Sipas burimeve tona pranë Marinës, ata janë njohur nga një shoqëri e përbashkët e Elit, me disa menaxherë arti dhe një rrethi artistësh që frekuentonin të njëjtin lokal në Tiranë.

Po kush është Edi Ismajli, djali i aventurave dhe jetës së luksit që ka marrë tashmë miratimin e këngëtares për të qenë dhëndri i saj?

Të njëjtën foto të realizuar gjatë festës së ditëlindjes së vajzës së Eli Farës e publikoi edhe ai vetë në profilet e tij në rrjetet sociale për t’u treguar vajzave që mund t’i kenë vënë syrin për shkak të pasurisë, pasi tashmë ai nuk është më beqar. Biznesmeni i famshëm i zonës që frekuenton lokalet e zonës së ish-Bllokut e bën jetën mes Tiranës, Shkodrës dhe Belgjikës. Ai është njohur vetëm disa muaj më parë me Marinën dhe nuk është dashur shumë kohë që ata të hidhnin hapin e rëndësishëm, atë të fejesës.

Por jeta e tij plot aventura, blerje të shtrenjta dhe udhë­ time luksoze, nuk ka qenë një fushë me lule. Miq të afërt tregojnë se Edi ka pasur një jetë shumë të vështirë, plot drama e fatkeqësi. Sipas njerëzve të tij të afërt, para pak kohësh ai ka humbur në një aksident të fejuarën, së bashku me nënën dhe babain e tij, një ngjarje e frikshme kjo, të cilën nuk e ka pasur aspak të thjeshtë ta kalojë.
Lidhjet e shumta me vajza të bukura
Duke qenë se ishte një nga djemtë me jetën më luksoze në zonën e ish­Bllokut, Edi Ismajli ishte djali që synonte gjithmonë vajzat e njohura në publik. Por, pas fejesës me Marinën dolën në dritë shumë detaje në lidhje me jetën e tij personale, që dëshmojnë se kjo nuk është hera e parë që ai hedh një hap të rëndësishëm në jetë. Kështu, para tri viteve ai organizoi një ceremoni madhështore martese, që kushtoi 300 mijë euro (sipas burimeve pranë tij), martesë që nuk ka zgjatur më shumë se një ditë. Dasma u organizua në një prej lokaleve të shtrenjta të Tiranës, që sipas burimeve kishte prani të shumtë të të ftuarve. Marrja e vendimit të shpejtë për t’u martuar ishte arsyeja që e çoi në ndarje pas një dite, pasi shumë shpejt të dy e kuptuan që nuk kishin fare lidhje me njëri­tjetrin, sipas rrëfimeve të miqve. Ai njihet për jetën e shfrenuar në Tiranë dhe Belgjikë, makinat e shtrenjta dhe veshjet markë. Anën e tij vanitoze ai e ka shfaqur si figuranti seksi në klipin “S’i kam harruar” të Joana Smakaj. Mik i familjes së Joanës, ai s’e kishte problem të bëhej pjesë e projektit muzikor, duke rënë në sy me fizikun gjatë zhytjes që bën në pishinë./ Panorama.al
Etiketa: eli faraMarina Fara

Ju sugjerojmë

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
Bota

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor, 2025 2:55 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 2:14 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Para
Video/ A po ndez Rama flakën e Shqipërisë së madhe? Ja ç’thotë për tv francez

Video/ A po ndez Rama flakën e Shqipërisë së madhe? Ja ç'thotë për tv francez

Ema Andrea hap fushatën kundër ndalimit të telenovelave të huaja në ekranet shqiptare

Ema Andrea hap fushatën kundër ndalimit të telenovelave të huaja në ekranet shqiptare

Plas orgazma në Big Brother, ja kush e bëri sonte

Plas orgazma në Big Brother, ja kush e bëri sonte

TE FUNDIT

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
6 Qershor, 2025

Në panelin e radhës me katër arkitektë në Festivalin “Bukë & Zemër”, foli arkitekti kilian Alejandro Aravanea, i cili ka...

Lexo më shumë

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
6 Qershor, 2025

Tentoi të kalonte naftë kontrabandë, arrestohen nga policia kufitare 38 vjeçari.  Në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Thanë, në...

Lexo më shumë

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
6 Qershor, 2025

Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) ka thënë se 20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan, pas një operacioni të...

Lexo më shumë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
6 Qershor, 2025

Kombëtarja serbe do t’i jap dorën e fundit përgatitjeve për sfidën me Shqipërinë në Tiranë. Kundërshtarët e kuqezinjve do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com