Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Feja në shkolla, a jemi gati?

2016/04/13 at 10:48 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Feja në shkolla, a jemi gati?

Nga Arian Galdini


Ngasja për tu përfshirë në këtë debat vjen ngase për shumë vite e kam patur etikën si një nga elementët bazë të aktivizmave të mia civile dhe politike. Nuk i jam ndarë etikës si shtyllë kurrizore as kur të tjerë e interpretonin si klishe fetare, as kur kishte ndër ata që e konsideronin si të dalë kohe e mode. Në kërkim ndaj një kuptimi më të saktë e për rrjedhojë edhe me gjasa më përbashkues, e për tu dhënë një përgjigje këtyre ngërthimeve mendimore rreth etikës, e ndjej se ndoshta sot kemi hyrë në një nga debatet bazike që vlen ta shqetësojnë një shoqëri. Le të themi si nisje, se unë nuk e besoj fare se Kryeministri Rama ka pasur qëllime kaq përmbajtësore kur shpalli idenë e tij më të re për Edukimin Fetar në shkolla. Ai është njeriu i rastësishëm që për arsyet e fëlligështa të përllogaritjeve të tij elektorale e ndoshta edhe me sfond miqësish e qokash rajonale, ka nxjerrë nga goja e tij një ide që ka nevojë për një debat të rëndësishëm. Mendimi me të cilin unë dakordësohem plotësisht është ai që ka shprehur Antropologu, Prof. Nebi Bardhoshi në një shkrim për të përditshmen MAPO në të cilin shkruan: “Le ta lëmë, shkollën dhe fenë të ndarë, sepse kjo është ndër të vetmet fitore që ka arritur kjo shoqëri drejt një mendimi kritik. Të mos kërkojmë që as Kisha e as Xhamia t’u mësojnë ndjekësve të vetë mendimin laik. Por ndërkohë, as Kisha e as Xhamia të mos na kërkojë hapësira shkollore për mendimin fetar. Ndërkohë, askujt s’i mohohet mundësia që fëmija e tyre të edukohet prej fëmijëve, apo në moshë madhore kushdo prej nesh mund të zgjedhë të artikulojë si të dojë botën e vetë shpirtërore.” Nisur nga kjo substancë, nuk mund të mos them se është pothuajse një rregull i përgjithshëm i gjithëpranuar, që përcakton kthjelltazi se Shkollat Publike nuk mund tu mësojnë Fe nxënësve të tyre. Tu mësosh nxënësve për Fenë nën një kontekst laik, po që është e mundshme. Që do të thotë se librat fetarë mund të studiohen në shkollat publike, vetëm për vlerat e tyre të mundshme historike, letrare dhe kulturore por kurrë si Predikim apo si inkurajim për pranimin e tyre si doktrina a dokumenta të besimit. Nëse flasim për përfshirjen e ‘mësimit për fenë’, e theksoj, jo ‘mësim të fesë’, por ‘mësim për fenë’, duhet të bëjmë kujdes edhe me emërtimet dhe përmbajtjen e këtyre lëndëve që të jenë më të qarta e bazuar në përvoja afatgjata të vendeve të zhvilluara. Këto lëndë, mund të flasin për ndikimet e fesë në zhvillimet kulturore, historike, sociale, letrare, e detyrimisht fija ndërlidhëse është e domosdoshme të jetë përforcimi i koncepteve si kuptueshmëria, toleranca, respekti për një shoqëri plurale. Programe të tilla kanë detyrimin që të edukojnë nxënësit edhe me parimet e lirisë fetare si një nga kolonat themelore të lirisë dhe demokracisë në vend. ‘Mësimi i Fesë’ çon drejtpërdrejtë në indoktrinimin dhe praktikimin fetar, e nuk ka asnjë mëdyshje që duhet ndaluar qartësisht dhe vendosmërisht në shkollat publike. Kurrikula e një shkolle publike nuk mund të jetë kurrë përkushtimore apo doktrinore fetare, sikurse nuk mund të promovojë e as ndalojë fenë. Të thëna sa më sipër, pyetjet legjitime që lindin janë krejt të natyrshme në kësi rastesh e debatesh. A jemi ne gati? A kemi ne mësues të përgatitur dhe të aftë për të kaluar nëpër fillin e hollë ku nuk duhet as të promovojë e as të denigrojë ndonjë fe të caktuar, fenë në përgjithësi, apo mungesën e fesë a të besimit. Mësues të tillë duhet të jenë ekstremisht të ndjeshëm dhe të përgjegjshëm për të respektuar, e për të mos ndërhyrë, në besimin dhe praktikat fetare të nxënësve. E po ashtu nxënësit nuk duhet të inkurajohen nga shkolla, kurrikulat apo mësuesit për të pranuar a për tu konformuar me një besim e praktikë të caktuar fetare, apo me besimin dhe praktikat fetare në përgjithësi, apo edhe me mosbesimin e mospraktikimin fetar. A kemi ne njerëz të përgatitur, të aftësuar dhe të edukuar specifikisht për të krijuar Programe të tilla në shkolla që është mirë që të dallojnë edhe koinçidenca vlerash laike me ato fetare? Psh, në vyen tu mësojmë nxënësve në Shkollat tona vlera të tilla si integriteti, ndershmëria, respekti për të tjerët, kurajoja, mirësia dhe qytetaria e denjë. Por ndonëse përputhen si vlera laike me ato fetaret këto nuk mund të mësohen kurrësesi në Shkolla si vlera fetare. Gjithashtu në Shkolla është mirë të mësohen edhe vlera të tilla si ‘mendimi i pavarur e kritik’, vetërespekti, urtësia, vetëbesimi dhe vendim-marrja logjike. Sidoqoftë, edhe nëse biem dakort për Programe që na ‘mësojnë për fenë’ sido që të vendoset emërtimi i këtyre Programeve, në shkollat tona publike, edhe këtu lindin disa probleme e shqetësime serioze. A jemi ne gati që përtej vendim-marrjes politike e administrative për të lejuar të tilla Programe, të gjejmë mësues në gjendje për të ruajtur neutralitetin dhe laicitetin në mësimdhënie? A jemi ne gati për një kordinim mes drejtuesve të shkollave, mësuesve të të tilla programeve dhe prindërve të nxënësve, si masë e detyrueshme, për shkak të një reziku të lartë që ekziston pas çdo mënyre a forme të sjelljes së feve në klasat tona? A jemi ne gati për tu përballur nëpërmjet Programeve, mësuesve dhe të gjithë linjës drejtuese e administrative të Shkollave tona, me faktorë të tillë që janë aty e nuk shmangen dot, si psh: Nxënësit janë shumë të ekspozuar ndaj rrezikut që i vendos përballë trysnisë së shokëve të tyre, syve publikë dhe shumicave mbizotëruese. Sidomos në shkollat fillore, ky rrezik është tepër i lartë. A jemi ne gati me kapacitete mësimdhënëse e programe të tilla që të mos bëjmë asnjë nxënës që të ndihet se besimi i tij/saj personal dhe familjar, vihen në diskutim, pyetje, krahasim, tejkalim apo më keq akoma në dyshim e kompromentim? Asnjë nxënës nuk duhet të ndihet i/e cënuar apo veçuar për shkak të besimit dhe praktikave personale a familjare fetare, ose jo. A jemi ne gati për të diskutuar me një kujdes tejet të madh mbi shumicat dhe pakicat fetare? Përfshirja vetëm e feve të mëdha e tradicionale në klasa, mund të mos reflektojë diversitetin fetar e as lirinë fetare që ka sot vendi ynë dhe më gjerë. Ndaj nëse nuk dëshmojmë kujdes të madh, ne mund të mbjellim padashje shpërfillje dhe lënie pas dore të atyre që u përkasin pakicave fetare ose jo. E nëse nxënës që u përkasin këtyre pakicave qëllon që të jenë në klasa, atëherë ata mund të ndihen të përjashtuar ose të trysnuar. A jemi ne gati me mësues të cilët janë të aftësuar dhe ndërgjegjësuar për të mos e vendosur asnjë nxënës në rolin për të shpjeguar traditat e tyre fetare a kulturore? Kur fusim forma a mënyra të fesë në klasa, bëjmë mirë ta kuptojmë se nxënësit mund të mos jenë të përgatitur a informuar sa duhet, për të qenë të kujdesshëm në shpjegimin e besimit a kulturës së tyre tradicionale. E nëse ne e vendosim një nxënës në rolin e ‘zëdhënësit’ apo shpjeguesit të fesë, besimit a kulturës së tij në klasë, është pothuajse si të japësh mesazhin se feja, besimi a kltura e tij janë shumë ekzotike për mësuesin dhe klasën. Përveçse ky rol për nxënësin, mund të bëhet edhe shkas bulizmi, veçimi, përjashimi, etj, etj, nga shokët e tjerë të klasës. A jemi ne gati me mësues që kanë formim, edukim dhe informacion të mjaftueshëm për fe të ndryshme? A jemi ne gati që me futjen e në cilëndo formë a mënyrë të mësimit mbi fenë, të mos rrezikojmë të bëjmë të ndihen të cënuar ata që janë rritur dhe edukuar në familje jofetare? E po barazvlefshmërisht, a jemi ne gati që me futjen e në cilëndo formë a mënyrë të mësimit mbi fenë, të mos rrezikojmë të bëjmë të ndihen të cënuar ata që janë rritur dhe edukuar në familje thellësisht fetare? Ka edhe një mal me çështje e pyetje që mund të bëhen e ngrihen, por unë uroj shumë sinqerisht që deklarata e Kryeministrit Rama të mos meret seriozisht, si çdo deklaratë që ai bën për arsye elektorale apo politike. Por shoqëria jonë fiton shëndet nëse e zhvillon këtë debat.



Ju sugjerojmë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Para
I bënë urinën në kokë dhe e filmuan, policia identifikon autorët

I bënë urinën në kokë dhe e filmuan, policia identifikon autorët

Dënohet këngëtarja shqiptare, i vuri gjobë 300 mijë € të dashurit

Dënohet këngëtarja shqiptare, i vuri gjobë 300 mijë € të dashurit

Shefi i policisë së Vermoshit trafikant droge, kapen me kanabis në makinë

Shefi i policisë së Vermoshit trafikant droge, kapen me kanabis në makinë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
18 Maj, 2025

Shqipëria e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit, duke grumbulluar 218...

Lexo më shumë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com