Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Feja dhe gjuha dy “fronte të tjera lufte” mes Moskës e Kievit

2022/02/13 at 9:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Feja dhe gjuha dy “fronte të tjera lufte” mes Moskës e Kievit

Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon prej kohësh dhe në shumë fronte, jo vetëm në atë ushtarak. Ndarja fetare mes patriarkanës së Kishës Ortodokse të Moskës me atë të Kievit, si dhe lufta për përdorimin e gjuhës ruse apo ukrainase, janë dy fushabeteja të rëndësishme në këtë konflikt.

Këmbanat ftojnë besimtarët në meshë, në Katedralen e Shën Vladimirit në Kiev. Në një vend, i cili ndodhet nën kërcënimin ushtarak të Rusisë, të gjitha sferat e jetës shënohen nga konflikti me Moskën, përfshirë edhe ajo shpirtërore.

Kjo është katedralja qendrore e Kishës Ortodokse të Ukrainës, nën autoritetin e Patriarkut Filaret. Në vitin 2018 kisha u nda nga patriarkana e Moskës, si rezultat i tensionit të krijuar nga aneksimi i Krimesë nga Rusia si dhe lufta në Ukrainën lindore.

Siç thonë udhëheqësit e Patriarkanës së Kievit, kisha e kontrolluar nga Moska është ‘kolona e pestë’ apo elementi ‘ngatërrestar’ i Kremlinit.

“Për fat të keq, ka shpesh elementë të politikës në kishë, nëse themi se Kisha Ortodokse ukrainase e patriarkanës së Kievit është kisha e popullit ukrainas, kjo reflektohet gjithmonë me fjalët dhe veprat të cilat qëndrojnë në mbështetje të popullit ukrainas dhe pavarësisë së vendit. Në të njëjtën kohë në kishën ukrainase të patriarkanës ruse, ka elementë dhe kryhen lutje për interesat ruse”, thotë Prifti Olexandr Shmuryhin, i Kishës Ortodokse ukrainase.

Por Kisha Ortodokse Ukrainase nën patriarkanën e Moskës është mbizotëruese në vend, në varësi të saj ndodhen qendrat e mëdha historike të besimit ortodoks, si Manastiri i Shpellave në Kiev.

Përfaqësuesit e patriarkanës së Moskës thonë se ndarja brenda kishës ortodokse është artificiale dhe ata mohojnë se mbështesin interesat e Kremlinit në Ukrainë.

“Gjithë kjo zhurmë informacionesh po dëmton vendin tonë. Nëse jemi realisht patriotë dhe jo të rremë, duhet të ndihmojmë në qetësimin e situatës. Ne mbështesim qeverinë dhe presidentin tonë që bën thirrje për qetësi”, thotë Nikolai Danilevich, i Kishës Ortodokse Ukrainase, në varësi të Patriarkanës ruse.

Gjuha është bërë gjithashtu pjesë e përplasjeve mes Moskës dhe Kievit, por edhe mes vetë ukrainasve. Politikanët ukrainas duket se janë të bashkuar për ta bërë gjuhën ukrainase të vetmen gjuhë zyrtare të shtetit.

“Qëndrimi i partisë Holos është se ne kemi një gjuhë zyrtare që është gjuha ukrainase. Dhe sa i takon pjesës tjetër, ne e dimë se secili mund të flasë gjuhën që dëshiron. Ne e kuptojmë se për dekada gjuha ruse ishte futur në Ukrainë, sepse ne ishim pjesë e Bashkimit Sovjetik, por tani duhet t’i japim gjuhës ukrainase sa më shumë mbështetje që të mundemi”, thotë Kira Rudyk, udhëheqës i Partisë Holos.

Për kritikët e politikave gjuhësore të qeverisë ukrainase, sikurse Ivan Stepurin, botues librash në rusisht, politizimi i gjuhës është joproduktiv për vendin. Ai është mes atyre që refuzojnë masat e reja të cilat thotë se e bëjnë gjithnjë e më të vështirë botimin në rusisht.

“Është shumë e vështirë për një person që ka lexuar rusisht gjatë gjithë jetës së tij të kalojë papritur në gjuhën ukrainase. Por veçanërisht në Ukrainë ka shkrimtarë të mrekullueshëm që shkruajnë në rusisht dhe që besojnë se rusishtja është pjesë e kulturës ukrainase, si gjuhët e tjera të atdheut tonë shumëkombësh”, thotë Ivan Stepurin, botues.

Konflikti i armatosur është gjithashtu një konflikt politik, fetar dhe kulturor, një thyerje fizike dhe shpirtërore mes Rusisë dhe Ukrainës, që në varësi të rezultatit, mund të jetë vendimtar mbi këto çështje.

Etiketa: fejagjuharusiukraine

Ju sugjerojmë

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
Kryesore

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

12 Tetor, 2025 10:43 pm
Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

12 Tetor, 2025 8:07 pm
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Para
Po e pasuron pandemia industrinë farmaceutike?

Po e pasuron pandemia industrinë farmaceutike?

Të burgosurve iu gjenden pajisje komunikimi në Rrogozhinë

Të burgosurve iu gjenden pajisje komunikimi në Rrogozhinë

I arrestuan djalin dhe e nxorën jashtë komisariatit, pezullohen 2 efektivë

I arrestuan djalin dhe e nxorën jashtë komisariatit, pezullohen 2 efektivë

TE FUNDIT

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
12 Tetor, 2025

Në udhëtimin drejt Tiranes, skuadra kuq e zi ka vijuar festën edhe në avion, ku shihen duke kënduar këngën e...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
12 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për...

Lexo më shumë

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
12 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë të hënën e 13 tetorit në një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com