Sport

Federata italiane e futbollit bën propozim të ri në përdorimin e VAR


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:31 - 13/02/20 |
Al Do

Përdorimi i teknologjisë VAR për të ndihmuar arbitrimin e ndeshjeve të futbollit pritej që të shuante polemikat në fushën e lojës por jo gjithmonë ka ndodhur kështu. Shpesh herë ekipet ankohen për standarde të dyfishta vlerësimi nga ana e arbitrit si dhe për rastet që zgjidhen për tu shqyrtuar.

Pikërisht për këtë arsye Federata italiane e futbollit  ka dërguar një letër zyrtare në FIFA, ku tregohet e gatshme të eksperimentojë një metodë të re në përdorimin e VAR.

“Marrim shkas nga kërkesat e shumta nga ekipe të Serisë A për të dhënë gatishmërinë tonë për testimin e thirrjes në fushë të VAR, në mënyrat në kohën që mbeten për t’u përcaktuar”, thotë deklarata.

Në parim ajo që kërkohet është që ekipet të mund të vendosin se cilat raste dëshirojnë që të shqyrtohen nga VAR. Normalisht secilit ekip do ti jepen një numër i kufizuar “thirrjesh”, një parim ky jo shumë i ndryshëm nga ”hawkeye” (syri i skifterit) që përdoret prej vitesh në tenis, ku çdo lojtarë ka të drejtë për një numër të kufizuar “thirrjesh” gjatë ndeshjes.

Nuk dihet nëse FIFA do të jetë dakord të eksperimentojë këtë metodë të re të përdorimit të teknologjisë. Disa muaj më parë ajo rrëzoi një kërkesë për të rimodeluar rregullat e pozicionit jashtë loje duke qenë se VAR ka tendencë të jetë milimetrik në vlerësimin e tij çka ka ngritur pikëpyetje nëse vërtetë këto diferenca krijojnë avantazh. /Opinion.al

Pas