Në Francë, Kombëtarja e Shqipërisë nuk është më një ekip i vogël ndaj edhe duhet pasur kujdes. Noeol Le Graet, kreu i Federatës Franceze të Futbollit, ka thënë menjëherë pas shortit se në Francë i druhen Shqipërisë.
“Është grup i vështirë. Nuk ka më ekipe të vogla. Shqipëria është një kundërshtar i fortë që ne ende nuk e kemi mposhtur. Morëm një barazim me të në shtëpi dhe një humbje atje. Duhet të përqendrohemi që të mos përsërisim gabimet”, tha Graet për ndeshjen me Shqipërinë