Federata Evropiane e Gazetarëve ka reaguar me shqetësimin për ofendimet e Kryeministri Edi Rama në drejtim të mediave. Në një deklaratë shoqata ne fjalë dënon veprimin e kryeministri dhe inkurajon gazetarët që të bëjnë punën e tyre.
EFJ mbështet shqetësimin e gazetareve shqiptare pas fyerjeve dhe intimidimit qe beri kryeministri Edi Rama nje dite me pare. Ne deklarate konkludohet: “Federata Europiane e Gazetareve” sjell ne vemendje se cdo gazetar ka te drejten te beje pyetje qe edhe mund te mos u pelqejne politikaneve dhe kjo nuk eshte nje arsye per t’i intimiduar e sulmuar ata per punen e tyre investiguese. Kjo sjelle e perseritur ndaj gazetareve shqiptare, duhet te ndalet”, thuhet në EFJ.
Ndaj sulmeve të Ramës kanë reaguar më herët dhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë (APJA), Shoqata e Medias Elektronike të Shqipërisë (AEMA) si dhe Lidhja e Gazetarëve Shqiptarë (LAJ).