Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FDA urdhëron tërheqjen nga tregu amerikan cigaret elektronike

2022/06/23 at 10:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
FDA urdhëron tërheqjen nga tregu amerikan cigaret elektronike

Zyrtarët e shëndetësisë kanë urdhëruar kompaninë “Juul” të tërheqë nga tregu amerikan cigaret e saj elektronike. Kjo është goditja më e madhe deri më sot për kompaninë që fajësohet gjerësisht se ka shkaktuar një rritje të përdorimit të cigareve elektronike nga adoleshentët.

Njoftimi të enjten nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) është pjesë e një rishikimi gjithëpërfshirës të rregullores për cigaret elektronike, të cilat u përballën me pak kufizime deri vonë.

Që nga vjeshta e vitit të kaluar, FDA-ja ka dhënë dritën jeshile për tregtimin e disa cigareve elektronike që përbëjnë një pjesë të vogël të tregut të këtij lloji. Për të qënë pjesë e tregut, prodhuesit duhet të tregojnë se produktet e tyre ndihmojnë në uljen e dëmit të pirjes së duhanit për të rriturit, pa tërhequr fëmijët.

Vitin e kaluar, agjencia refuzoi aplikimet për më shumë se një milion cigare të tjera elektronike dhe produkte të ngjashme, kryesisht për shkak të mundësisë se do të tërhiqnin përdorues të moshave të reja.

Shoqata Amerikane e Mushkërive e quajti vendimin e së enjtes “të vonuar dhe shumë të mirëpritur” dhe përmendi “Juul” për nxitjen e pirjes të këtyre cigareve tek të rinjtë.

Cigaret elektronike u shfaqën për herë të parë në SHBA më shumë se një dekadë më parë me premtimin për t’u ofruar duhanpirësve një alternativë më pak të dëmshme. Pajisjet ngrohin një lëng me përmbajtje nikotine që tjetërsohet në avull kur thithet nga përdoruesit, duke anashkaluar shumë nga kimikatet toksike të prodhuara nga djegia e duhanit.

Por studimet kanë arritur rezultate kontradiktore nëse ato i ndihmojnë vërtet duhanpirësit të lënë duhanin. Dhe përpjekjet nga FDA-ja për të vendosur rregullore mbi produktet e këtij lloji dhe pretendimet e tyre u ngadalësuan në mënyrë të përsëritur nga lobimi i industrisë dhe interesat politike konkurruese.

Tregu i cigareve elektronike u rrit duke përfshirë qindra kompani që shesin një sërë pajisjesh dhe solucionesh nikotine me shije dhe pika të ndryshme.

Kompania “Juul” përballet me një mori hetimesh federale dhe shtetërore mbi praktikat e saj të hershme të marketingut, të cilat përfshinin shpërndarjen e produkteve falas në koncerte dhe festa të organizuara nga influencues të rinj./ VOA

Ju sugjerojmë

28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte
Bota

28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte

9 Korrik, 2025 10:43 am
I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje
Aktualitet

I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje

9 Korrik, 2025 10:34 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/MM: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

9 Korrik, 2025 10:26 am
Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari
Aktualitet

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

9 Korrik, 2025 10:21 am
Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë
Bota

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë

9 Korrik, 2025 9:52 am
Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..
Bota

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..

9 Korrik, 2025 9:47 am
Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
Bota

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

9 Korrik, 2025 9:34 am
Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik
Aktualitet

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik

9 Korrik, 2025 9:28 am
Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët
Bota

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët

9 Korrik, 2025 9:19 am
“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet
Aktualitet

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

9 Korrik, 2025 9:05 am
Para
Gjykata në SHBA rrëzon ligjin që vendoste kufizime për mbajtjen e armëve

Gjykata në SHBA rrëzon ligjin që vendoste kufizime për mbajtjen e armëve

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 24 qershor 2022

Makina përplas biçikletën, ndërron jetë i mituri

Makina përplas biçikletën, ndërron jetë i mituri

TE FUNDIT

28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte

28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte
9 Korrik, 2025

Pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Romës, është goditur një organizatë kriminale në Itali, duke çuar në arrestimin e...

Lexo më shumë

I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje

I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje
9 Korrik, 2025

Mbrëmjen e djeshme, 8 korrik, policia gjeti të pajetë 23 vjeçarin Renis Dobra, pranë liqenit të Shkopetit. Siç raporton gazetari...

Lexo më shumë

Situata me zjarret në vend/MM: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
9 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive. Këto vatra zjarri...

Lexo më shumë

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari
9 Korrik, 2025

Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com