Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FDA miraton dozën përforcuese të Pfizerit për fëmijë 12 vjeç e lartë

2022/01/03 at 5:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
FDA miraton dozën përforcuese të Pfizerit për fëmijë 12 vjeç e lartë

Administrata e Ushqimit dhe Barnave, FDA miratoi sot dozën e tretë, përforcuese, të vaksinës Pfizer, për fëmijët në moshën 12 vjeç e lartë, ndërsa vendi ndeshet me një shtim të lartë të rasteve me Omicron.

Deri tani doza përforcuese rekomandohej për moshat 16 vjeç e lart.

Miratimi, që vjen ndërsa nxënësit rifillojnë shkollën pas pushimeve, nuk është hapi përfundimtar. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) duhet të japin miratimin e tyre, para se të fillojë përdorimi i dozës së tretë tek fëmijët 12 vjeç.

Dr. Rochelle Walensky, drejtoresha e CDC-së, tha se vendimi pritet të merret këtë javë.

FDA-ja tha gjithashtu se të gjithë fëmijët 12 vjeç e lart që kualifikohen për një dozë përforcuese mund ta marrin atë pesë muaj pas dozës së fundit, në vend të gjashtë muajve.

Vaksinat ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda nga çdo lloj COVID-19. Por autoritetet shëndetësore po u bëjnë thirrje të gjithë atyre që kualifikohen, që të marrin dozën përforcuese, pasi ajo ofron shansin më të mirë për të shmangur infeksionet më të rënda nga varianti shumë ngjitës Omikron.

Fëmijët zakonisht e kalojnë më lehtë COVID-19 sesa të rriturit. Por shtrimet e tyre në spital po rriten gjatë valës së Omikronit – shumica e tyre të pavaksinuar.

Vaksina e prodhuar nga Pfizer dhe partneri i saj BioNTech është opsioni i vetëm në SHBA për fëmijët e çdo moshe. Sipas CDC-së, rreth 13.5 milionë fëmijë 12 deri në 17 vjeç – pak më shumë se gjysma e asaj grupmoshe – kanë marrë dy doza të vaksinës së Pfizerit.

Kompania Pfizer ndërkohë, po studion një formë vaksine me doza më të vogla, për fëmijët nën 5 vjeç./VOA

Ju sugjerojmë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë
Rajoni

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë

15 Korrik, 2025 6:47 pm
Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
Bota

Afati 50-ditor, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

15 Korrik, 2025 6:29 pm
“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…
Bota

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…

15 Korrik, 2025 5:59 pm
Para
Demokracia në SHBA, e kërcënuar

Demokracia në SHBA, e kërcënuar

Rikthimi në formë pas festave të fundvitit! Si t’i djegim kaloritë e marra?

Rikthimi në formë pas festave të fundvitit! Si t’i djegim kaloritë e marra?

I dënuar për vrasje, Viktor Ymeri “lë” qelinë për disa orë

I dënuar për vrasje, Viktor Ymeri “lë” qelinë për disa orë

TE FUNDIT

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
15 Korrik, 2025

Kushtet aktuale të punës dhe krijimi i një mjedisi të sigurt e profesional për punonjësit e medias audiovizive ishin në...

Lexo më shumë

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
15 Korrik, 2025

Në Siri, trupat qeveritare kanë përparuar drejt qytetit të Suweidës, i cili është kryesisht i banuar nga druzët. Kjo u...

Lexo më shumë

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
15 Korrik, 2025

Në njërën prej deklaratave më provokative prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com