Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FBI arreston miliarderin kinez që sponsorizoi sulmet ndaj djalit të Biden

2023/03/17 at 9:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
FBI arreston miliarderin kinez që sponsorizoi sulmet ndaj djalit të Biden

Miliarderi kinez Guo Wengui, i lidhur me ish-këshilltarin e Donald Trump, Steve Bannon, u akuzua për mashtrim pasi SHBA-ja i sekuestroi dhe 634 milionë dollarë në lidhje me dyshimet për krimet e kryera prej tij.


Guo u arrestua të mërkurën në orën 6:24 të mëngjesit nga agjentët e FBI-së në apartamentin e tij luksoz në hotelin Sherry-Hollande në Manhattan.

Guo dhe këshilltari i tij financiar, Kin Ming Je, u akuzuan për konspiracion, mashtrim me letra me vlerë dhe pastrim parash, të detajuara në një aktakuzë prej 38 faqesh. Ming Je po hetohet në liri, tha në një deklaratë prokurori amerikan i Manhattan, Damian Williams, citon Fortune.

Guo, një kritik i ashpër i Partisë Komuniste Kineze, ishte i njohur për pretendimet për korrupsion politik kundër zyrtarëve të lartë të partisë. Duke jetuar në mërgim në SHBA që nga viti 2015, atij ju ngrinë asetet në Kinë dhe Hong Kong pas hetimeve për financat e tij. Ai kërkoi azil politik në SHBA në vitin 2017 pasi regjimi kërkoi ta arrestonte përmes Interpolit.

Lidhja me Steve Bannon

Biznesmeni 54-vjeçar, bashkëpunëtor i Steve Bannon, prej kohësh është objekt i problemeve ligjore. Në vitin 2020, mbledhësi i fondeve të Trump, Elliott Broidy u deklarua fajtor për lobim të paligjshëm në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës së Trump ku kërkoi ekstradimin e Guo dhe mbylljen e hetimit për “1MDB”, fondit malajzian që u përfshi në qendër të një skandali global të ryshfetit. Trump më vonë e fali Broidin.

Bannon, kryestrategu i fushatës presidenciale të Trump në vitin 2016, ishte në bordin e jahtit të Guo në vitin 2020 kur ai u arrestua për mashtrim në lidhje me një grup jofitimprurës që mori donacione private për të ndërtuar murin në kufirin SHBA-Meksikë. Bannon, të cilin Trump e fali për akuzat federale, ende përballet me akuza të ngjashme në gjykatën e shtetit të Nju Jorkut.

Në vitin 2018, prokurorët thanë pretenduan se Guo krijoi dy grupe, Shoqërinë e Sundimit të Ligjit dhe Fondacionin e Sundimit të Ligjit, për të tërhequr njerëz që mbështesnin përpjekjet e tij kundër Partisë Komuniste.

Prokurorët pretendojnë se Guo dhe Je kërkuan para nga ndjekësit e tyre për një vendosje të paregjistruar të aksioneve për GTV Media Group, duke shitur 452 milionë dollarë në aksione të zakonshme. Qeveria thotë se dyshja mblodhën 262 milionë dollarë të tjerë nga tregu i Himalaya Exchange. Wall Street Journal raportoi në vitin 2020 se Bannon dhe Guo ishin dy nga njerëzit kryesorë pas GTV.

Sulmet ndaj Hunter Biden

GNews, një media e grupit mediatik GTV të të dyshes Guo dhe Bannon, publikuan gjatë fushatës së fundit presidenciale histori të shumta të rreme rreth Hunter, djalit të presidentit Joe Biden. Grupi ishte gjithashtu  burim i hershëm i thashethemeve të pabazuara se familja Biden fshehu marrëdhëniet e biznesit në Kinë – trillime që u përmendën edhe nga ish-presidenti Donald Trump gjatë debatit të dytë presidencial, shkruan Foreign Policy.

Disa javë përpara se New York Post të publikonte serinë e saj të 14 tetorit 2020 të artikujve mbi përmbajtjen e të ashtuquajturit “hard disku i Hunter Biden”, akuzat për materiale të shumëfishta që do të inkriminonin Biden u transmetuan më 25 shtator 2020 nga Lude Media, një kanal në YouTube i drejtuar nga transmetuesi disident dhe aleati i Guo-s, Wang Dinggang. Ato më pas u shpërndanë nga llogaritë në Twitter të lidhura me GNews dhe me lëvizjen Himalaya të Guo dhe Bannon, sipas një artikulli në Daily Beast, së bashku me vetë Bannon, i cili u mburr në një TV holandez në fund të shtatorit (2020) se kishte hard diskun e Hunter Biden.

Wang është i afërt me Guo dhe është fotografuar me Bannon dhe Rudy Giuliani, por kjo nuk është prova e vetme që ai ishte i përfshirë në përhapjen e thashethemeve ndaj Biden. Në një transmetim të drejtpërdrejtë të Lude Media të 13 tetorit 2020, të transmetuar disa orë përpara se NY Post të publikonte historitë e saj, Wang dhe një analist tjetër thanë se NY Post-i do të publikonte përmbajtjen e hard disqeve ditën tjetër.

Llogaritë në Twitter të lidhura me Guo vazhduan të përhapin një sërë pretendimesh të rreme në rritje për Bidenin, duke përfshirë thashethemet e ngjashme me Pizzagate për abuzimin me fëmijët që filluan gjithashtu nga Wang dhe Lude Media, së bashku me histori të rreme rreth marrëdhënieve të familjes Biden me Partinë Komuniste Kineze.

Publikimi i kasetave të supozuara të seksit, të cilat gjithashtu pretendonin se tregonin Hunter Biden duke përdorur drogë gjatë një vizite në Pekin, u përhapën nga ndjekësit e Guo në një fushatë në Twitter të 24 tetorit të koordinuar në një grup bisedash të lëvizjes Himalaja Discord.

Bannon ka thënë se çelësi për t’u marrë me median është “të mbytësh zonën me mut” – dhe paratë e Guo i dhanë ish-kryeredaktorit të Breitbart një pozicion kryesor në një rrjet dezinformimi që jo vetëm që  prishi diskursin publik, por u armatosur nga Guo për të shënjestruar disidentë të tjerë të cilët ai u zotua se do t’i “eliminonte”.

Etiketa: FBIGuo WenguiHunter Bidenshba


Ju sugjerojmë

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
Bota

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

18 Tetor, 2025 6:21 pm
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
Bota

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

18 Tetor, 2025 4:08 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

18 Tetor, 2025 3:17 pm
I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
Bota

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

18 Tetor, 2025 3:03 pm
Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine
Kronikë

Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine

18 Tetor, 2025 1:18 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

18 Tetor, 2025 12:29 pm
Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak
Bota

Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

18 Tetor, 2025 12:00 pm
Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
Kronikë

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, gjykata lë në burg Kamber Sulçen

18 Tetor, 2025 10:45 am
Para
Horoskopi, 11 tetor 2021

Horoskopi 18 Mars 2023, zbuloni shenjat me fat

Parashikimi i motit, 9 tetor 2022

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Google Play ndalon platformën e ish-presidentit amerikan Donald Trump

Trump poston në Facebook për herë të parë që nga vitit 2021
















TE FUNDIT

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
18 Tetor, 2025

Parlamenti i Portugalisë ka miratuar një projektligj të propozuar nga partia e ekstremit të djathtë Chega, i cili ndalon veshjet...

Lexo më shumë

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
18 Tetor, 2025

CEO i Salesforce, Marc Benioff, ka ndezur sërish debat në San Francisko pasi propozoi përdorimin e policëve robot, të drejtuar...

Lexo më shumë

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
18 Tetor, 2025

Pasi Presidenti amerikan, Donald Trump reklamoi një tjetër takim me homologun e tij Vladimir Putin të enjten, këtë herë në...

Lexo më shumë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
18 Tetor, 2025

Një efektiv policie është proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Tiranës, pasi ka kërcënuar me armën e shërbimit disa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com