Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fauci shpjegon si do bëhet shpërndarja e vaksinës

2020/07/31 at 8:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Debati për heqjen e masave, Trump del publikisht edhe kundër Faucit

Doktor Anthony Fauci siguroi ligjvënësit të premten se sapo të miratohet një vaksinë e sigurt dhe e efektshme kundër koronavirusit, amerikanët do të kenë qasje të gjerë brenda një kohe të arsyeshme. Përpara një komisioni të posacëm të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton përgjigjen ndaj pandemisë, zoti Fauci shprehu optimizëm “të kujdesshëm” rreth asaj nëse vaksina do të ishte në dispozicion, veçanërisht deri vitin e ardhshëm.


“Besoj, se për një periudhë kohe në 2021-n, amerikanët do të jenë në gjendje ta marrin atë”, tha zoti Fauci, duke iu referuar vaksinës. “Do të ketë një listë për ata që marrin vaksinimet me herët. Nuk mendoj se do ta marrin të gjithë menjëherë”, shpjegoi zoti Fauci.

Por “përfundimisht, brenda një kohe të arsyeshme, planet do të mundësojnë që çdo amerikan që ka nevojë për vaksinën ta marrë atë”, shtoi ai.

Nën drejtimin nga Shtëpia e Bardhë, autoritetet federale të shëndetësisë po zbatojnë një plan për të prodhuar 300 milionë doza të një vaksine në një afat kohor të shkurtër. Zoti Fauci, zyrtari më i lartë i sëmundjes infektive të vendit, tha se një çerek milion njerëz kanë shprehur interes për të marrë pjesë në studime për vaksinat eksperimentale kundër koronavirusin. Ai tha se 250 mijë vetë janë regjistruar në një faqe qeveritare në internet për të marrë pjesë në provat klinike të vaksinave, të cilat janë thelbësore për të përcalktuar sigurisë dhe efektivitetit e tyre. Por jo të gjithë pacientët të cilët dalin vullnetarë marrin pjesë në prova. Zotit Fauci iu bashkua gjatë seancës në komision edhe kreu i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve doktor Robert Redfield dhe admirali Brett Giroir, zyrtar i Shërbimeve Shëndetësore e Humane dhe i ngarkuari me çështjet e testimit.

Zoti Giroir pranoi se aktualisht nuk është e mundur që përgjigjet për të gjitha testet mbi identifikimin e koronavirusit t’u jepen pacientëve brenda dy apo tre ditësh dhe kjo për shkak të kërkesës së madhe në të gjithë vendin siç tha ai.

Shumë ekspertë të shëndetit thonë se rezultatet e testeve për COVID-19 janë pothuajse të pavlefshme kur dorëzohen pas dy ose tre ditësh sepse deri atëherë dritarja për gjurmimin e kontaktit është mbyllur. Të dhënat e fundit të qeverisë tregojnë se rreth 75 për qind e rezultateve të testimit po kthehen brenda pesë ditësh, por pjesa tjetër merr edhe më shumë kohë u tha zoti Giroir ligjvënësve.

Testimi i shpejtë dhe i përhapur është thelbësor për të përmirësuar situatën, por përpjekja e SHBA-së është përkeqsuar nga mungesat në furnizim dhe problemet e hershme të vëna re në fillim të shpërthimit të koronavirusit.

Në një kohë kur përparimi i hershëm duket se është zbehur dhe ndërsa mjegulla e pasigurisë ka përfshirë gjithë tre zyrtarët u bëjnë thirrje amerikanëve që t’u kthehen rregullave bazë të shëndetit publik, siç janë distancimi shoqëror dhe maskat.

Komisini u shfaq i ndarë mbi çështje të rihapjes së shkollave dhe bizneseve, duke pasqyruar ndarjet mes amerikanëve. Kryetari i komisionit ligjvënësi demokrat James Clyburn, tha se Shtëpia e Bardhë duhet të hartojë një plan gjithëpërfshirës kombëtar për të përmirësuar situatën. Republikani kryesor i komisionit Steve Scalise tha që administrata Trump e tashmë një plan lidhur me për vaksinat, testimin, shtëpitë e pleqve si dhe çështje të tjera të lidhura me koronavirusin./VOA

Etiketa: faucishbavoa


Ju sugjerojmë

Berisha për Salinjin: Po ndjek agjendë personale, në Durrës, baza e braktisi
Kryesore

Berisha për Salinjin: Po ndjek agjendë personale, në Durrës, baza e braktisi

4 Dhjetor, 2025 11:34 am
Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
Kryesore

Balla debat me Shehajn: Kur përmend emri tim, laj gojën

4 Dhjetor, 2025 11:23 am
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Forcat e Armatosura, 113 vjet/ Begaj: Kanë arritur të jenë në lartësinë e detyrës

4 Dhjetor, 2025 8:58 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të enjte

4 Dhjetor, 2025 8:54 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 4 dhjetor 2025

4 Dhjetor, 2025 8:51 am
Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

3 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…
-U tha në Opinion

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…

3 Dhjetor, 2025 10:41 pm
Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
Kronikë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

3 Dhjetor, 2025 9:12 pm
Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
Bota

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

3 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet
Kryesore

Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet

3 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Para
Covid-19/ Kurimi me plazmë së shpejti edhe në Shqipëri

Covid-19/ Kurimi me plazmë së shpejti edhe në Shqipëri

Koronavirusi në Kosovë, kryeministri Hoti: Gjendja është e rëndë

Koronavirusi në Kosovë, kryeministri Hoti: Gjendja është e rëndë

Koronavirusi/ Rritet numri i viktimave në Rusi dhe SHBA

Dyfishohen rastet e reja në Francë, pjesa dërrmuese mes moshës 20-25 vjeç
















TE FUNDIT

Berisha për Salinjin: Po ndjek agjendë personale, në Durrës, baza e braktisi

Berisha për Salinjin: Po ndjek agjendë personale, në Durrës, baza e braktisi
4 Dhjetor, 2025

Agjendë personale i ka cilësuar Sali Berisha, takimet e Ervin Salianjit me demokratët. Në një deklaratë për mediat jashtë sallës...

Lexo më shumë

Balla debat me Shehajn: Kur përmend emri tim, laj gojën

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
4 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla është përfshirë në një përplasje me deputetin opozitar Agron Shehaj. Ky i fundit...

Lexo më shumë

Forcat e Armatosura, 113 vjet/ Begaj: Kanë arritur të jenë në lartësinë e detyrës

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
4 Dhjetor, 2025

Sot është 113 vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj deklaroi se...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
4 Dhjetor, 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com