Ndërkohë që situata e shifrave Covid paraqitet e rënduar thuajse në të gjithë botën, imunologu Anthony Fauci, thotë se muaji më i keq pritet të jetë janari. Të paktën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Mendoj se janari do të jetë i tmerrshëm, sepse vala e krijuar nga Dita e Falenderimeve do t’i mbivendoset asaj të Krishtlindjes. Ndaj është shumë e mundur të janari të jetë muaji më i keq”, ka thënë Fauci në një intervistë për Newsweek./Opinion.al