Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fauci: Dozat e treta u japin njerëzve qëndrueshmëri më të madhe

2021/11/21 at 10:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fauci: Vaksinimi me tre doza rrit mbrojtjen ndaj COVID

Eksperti kryesor për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara u bëri thirrje të dielën miliona amerikanëve që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 të bëjnë dozat përforcuese “për të rritur mbrojtjen” ndaj virusit. Deri më sot, 34.5 milionë nga 196 milionë persona të vaksinuar plotësisht në Shtetet e Bashkuara kanë marrë dozat përforcuese, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), megjithëse rreth 60 milionë vetë mbeten të pavaksinuar.

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive dhe këshilltari kryesor shëndetësor i Presidentit Joe Biden, tha për emisionin “This Week” të televizionit ABC, se “nuk ka mungesë qartësie” në lidhje me nevojën për doza përforcuese për shkak të rënies së efektivitetit të vaksinave të para me kalimin e kohës.

Ai tha se dozat e treta u japin njerëzve “qëndrueshmëri më të madhe”, megjithëse nuk është e qartë nëse ata që janë vaksinuar mund të vazhdojnë të kenë nevojë për vaksina përforcuese çdo gjashtë muaj ose çdo vit në të ardhmen.

“Ne do të shohim se çfarë do të thotë ta marrësh këtë dozë përforcuese, do të ndjekim shkencën, do të ndjekim të dhënat,” tha dr. Fauci në një intervistë tjetër për CNN-in.

Një panel këshillues i CDC-së të premten votoi njëzëri për të vënë në dispozicion vaksinat përforcuese të vaksinës COVID-19 për të gjithë ata që janë 18 vjeç e lart.

Numri i rasteve të reja është përsëri në rritje në SHBA, me më shumë se 90,000 raste të reja të regjistruara çdo ditë së fundmi. Dr. Fauci tha se kjo rritje nuk ishte e papritur me rënien e temperaturave me afrimin e dimrit dhe ndërsa më shumë njerëz rrinë brenda shtëpive të tyre.

Por ai tha se familjet dhe miqtë e vaksinuar plotësisht mund të mblidhen së bashku për festën e Ditës së Falënderimeve këtë të enjte dhe nuk kanë nevojë të mbajnë maska.

“Mund ta shijoni me hare festën e Falënderimeve këtë vit,” tha ai. “Gëzojeni sezonin e pushimeve me familjen tuaj.”/VOA

Etiketa: Doza e tretefauci

Ju sugjerojmë

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
Aktualitet

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

27 Tetor, 2025 7:17 pm
“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend
Aktualitet

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend

27 Tetor, 2025 6:46 pm
“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
Aktualitet

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

27 Tetor, 2025 6:08 pm
Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim
Aktualitet

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

27 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
U gjet i vetëvarur,mesazhet e të miturit në rrjet:Jeta ime është mbushur errësirë

U gjet i vetëvarur,mesazhet e të miturit në rrjet:Jeta ime është mbushur errësirë

Zgjedhjet në Bullgari/Exit Pollet nxjerrin fitues presidentin socialist Radev

Zgjedhjet në Bullgari/Exit Pollet nxjerrin fitues presidentin socialist Radev

Rusia kërcënon shtetin më të varfër në Europë për furnizimin me gaz

Putin merr dozën e tretë të Sputnik V, gati të testojë vaksinën në formë spraji

TE FUNDIT

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
27 Tetor, 2025

“Çfarë tha Dumani për hetimin e politikanëve” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” duke iu referuar raportimeve të...

Lexo më shumë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
27 Tetor, 2025

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të...

Lexo më shumë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
27 Tetor, 2025

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Krujë-Fushë Krujë. Mësohet se rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20...

Lexo më shumë

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
27 Tetor, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, në raportimin e tij vjetor në Kuvend,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com